Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se mungesa e gatishmërisë së Kosovës për të hedhur hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vë në pikëpyetje besueshmërinë e saj te partnerët ndërkombëtarë.
Moshedhja e hapave për themelimin e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të premten, ndonëse afrimi me këtë organizatë ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila është e fundit në rajon në proceset integruese.
“Mendoj se nuk ishte veprim i mençur, nuk është një zhvillim pozitiv. Kjo mund t’u jap ndjesinë disa vendeve anëtare se pas kërkesës së shprehur me vite e vite për të iu bashkuar Këshillit të Evropës, papritur Kosova nuk është në gjendje të dorëzojë një projekt, pra jo tekstin përfundimtar, por një projekt në Gjykatën Kushtetuese. Pra disa partnerë mund të pyesin veten se a mund të kenë besim më. Prandaj mendoj se kjo nuk është pozitive”, tha ai.
Në muajin prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm, por një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për Asociacionin.
“Kishte disa vende anëtare që kishin pikëpamje të tjera dhe që mendonin se ‘në rregull Asociacioni mund të themelohet pas anëtarësimit, por të paktën na tregoni vullnetin tuaj të mirë duke dërguar propozimin në Gjykatë Kushtetuese. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë sepse për Këshillin e Evropës një çështje shumë e rëndësishme është trajtimi i pakicave në çdo vend”, thotë zoti Mirel.
Qeveria e Kosovës i dërgoi të mërkurën një letër Këshillit të Evropës me zotimin për të hartuar një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ta dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ndonëse që më parë udhëheqësit kryesorë evropianë e kishin bërë të qartë se një mundësi e tillë nuk është “as e përshtatshme dhe as e zbatueshme”.
Zoti Mirel thotë se projekt propozimi evropian që iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë vjeshtën e vitit të kaluar po qëndron në tavolinë tash e disa muaj duke theksuar se kishte mundësi të shumta për ta diskutuar në rast se kishte ndonjë pjesë të përmbajtjes që nuk është e kënaqshme.
“Por kjo nuk ndodhi, ndërsa krejt papritur projekt propozimi nuk dërgohet në gjykatë dhe dërgohet një letër, kjo është konfuze në fakt”, thotë ai.
Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, i tha Zërit të Amerikës se kushtëzime të reja kanë qenë të pritshme dhe rëndojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
“Për të siguruar njohje dhe anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë, miqtë e Kosovës e kanë kushtëzuar qeverinë e Kosovës që të bëj kompromise të brendshme. Pra për të fuqizuar sovranitetin e jashtëm, Kosovës i është kërkuar që të zbehë apo dobësojë sovranitetin e brendshëm”, thotë ai.
Por zoti Mirel vlerëson se Kosova duhej të bënte lëshime ndaj trysnisë ndërkombëtare për një interes më të madh të saj siç është integrimi evropian.
“Një gjë e rëndësishme është që kur një vend është në kërkim të le të themi sovranitetit të plotë, sepse pesë vende ende nuk e njohin Kosovën, ai vend duhet të sigurohet që çdo element i mundshëm që ndihmon të shfrytëzohet”, thotë ai.
Ndonëse vlerëson se zhvillimet e fundit rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës, zoti Visoka është kundër asaj që ai e quan kulturë e kushtëzimeve në diplomaci.
“Nuk mendoj se do të mund të arrihet paqja e qëndrueshme nëpërmjet kësaj kulture të kushtëzimeve dhe trysnisë së njëanshme. Kjo vetëm sa do të nxisë populizmin, nacionalizmin dhe do të acarojë marrëdhëniet ndërmjet palëve dhe ndërmjetësuesve”, thotë ai.
Zoti Mirel thotë se interesimi i shtuar së fundmi i Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzohet nga shtetet e rajonit. Ai shpreh shqetësimin se mungesa e një përparimi më të shpejtë në këtë proces rrezikon të jetë burim i paqëndrueshmërisë në rajon, i cili pastaj edhe mund të shfrytëzohet nga forcat e huaja keqdashëse./ VOA
Këtë javë, Presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike t...
Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rënd...
Një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit të vitit 1995 në...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Ru...
Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të uj...
Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të r...
Juraj Cintula, i dyshuari për sulmin ndaj kryeministri...
A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve t...
Në hartën e shërbimit meteorologjik spanjoll Aeme, Kat...
Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-dit...
Raporti i "EURES 2023" mbi mungesat dhe tepricat e fuq...
Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë tr...
Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar...
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të premten...
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur që do...
Një vështrim në shifrat e organizatës së vendeve të indust...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...