52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Rusia ka thënë se ka rrëzuar rreth 60 dronë dhe disa raketa mbi territorin e saj, derisa Ukraina ka thënë se ka shkatërruar mbi 30 dronë rusë.
Të paktën katër persona janë raportuar të vrarë, si pasojë e një sulmi rus në paralagjet e Harkivit, të dielën, teksa Rusia çon përpara ofensivën në verilindje të Ukrainës.
"Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 57 dronë ukrainas mbi rajonin jugor Krasnodar përgjatë natës”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Zyrtarë lokalë ushtarakë kanë thënë se disa dronë janë rrëzuar në një rafineri të naftës në qytezën Slavjansk-on-Kuban, mirëpo nuk është raportuar për dëme.
Tre dronë të tjerë është thënë të jenë rrëzuar në rajon rus Belgorod, që gjendet në kufi me Ukrainën. Në Ukrainë, zyrtarë të forcës ajrore kanë thënë se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 37 dronë rusë të nisur kundër shtetit përgjatë natës.
Në rajonin verilindor të Harkivit, ku Moska ka nisur ofensivën e re, guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, ka thënë se një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të një dite më herët.
Më vonë gjatë së dielës, Syniehubov ka thënë se katër persona tjerë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ruse në zonën e Harkivit.
Trupat ukrainase janë duke luftuar për t’i pamundësuar avancimet ruse në rajonin e Harkivit. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të premten se ofensiva e Moskës në rajonin e Harkivit po bëhet me qëllim të krijimit të një zone neutrale dhe se nuk ekzistojnë plane për të kapur qytetin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Rel
Kryeministri Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën...
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili i vuri ...
Një fotoekspozite e arkitektit Korab Kraja, e titulluar “K...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërcënoi s...
Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropi...
Këtë javë, Presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike t...
Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rënd...
Një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit të vitit 1995 në...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Ru...
Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të uj...
Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të r...
Juraj Cintula, i dyshuari për sulmin ndaj kryeministri...
A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve t...
Në hartën e shërbimit meteorologjik spanjoll Aeme, Kat...
Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-dit...
Raporti i "EURES 2023" mbi mungesat dhe tepricat e fuq...
Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë tr...
Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar...
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...