52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion ky që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë.
Policia e Kosovës tha se operacioni për mbylljen e njësive të kësaj banke kaloi pa probleme dhe u krye në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë. Me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankës Postare Kursimore ilegale në veri të vendit, janë mbyllur”, thuhet në një njoftim të policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”.
Operacioni nxiti reagimin e ashpër të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç i cili e cilësoi atë një “akt tjetër të dhunshëm i shfuqizimit të institucioneve serbe në veri dhe dëbimit të popullit serb”.
Ai tha se “Albin Kurti dëshiron luftë dhe vuajtje për popullin serb, sepse çdo gjë që bën në muajt e fundit, e bën ekskluzivisht për hir të dëbimit të serbëve nga territori i Kosovës”.
Operacioni i së hënës ndodh gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë. Kjo kishte nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.
Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të bisedojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagesave por pa sukses edhe pas shtatë takimesh.
Diplomatët i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore dhe në cilësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara./ VOA
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange mund ta apel...
Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ...
Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamik...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e përshkroi presidenti...
Gjermania dhe Franca u shprehën me "shqetësim të thellë” p...
Nuk kanë qenë të pakta reagimet për humbjen e jetës së...
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinë...
Pamjet me dron janë shpërndarë në kanalet e mediave social...
Emrat e disa prej viktimave pas rrëzimit të helikopterit, ...
Kushtetuta e Republikës Islamike ka një zgjidhje të drejtp...
Ebrahim Raisi lindi në 14 dhjetor të 1960. Raisi ishte një...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka humbur jetën në një...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të ci...
Shefi i OKB-së i shqetësuar për raportet për rrëzimin ...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e dip...
Media izraelite “Channel 12” raporton se presidenti ir...
Prej disa orësh ka bërë ulje të detyruar dhe të vështirë h...
Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 ...
Ekipet elektorale të kandidatëve presidencialë Joe Biden d...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...