
Mbi 2000 emigrantë arrijnë me varka në Lampeduza
Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brig...
Ushtria ukrainase tha më 26 mars se ofensivat ruse janë përqendruar në Bahmut dhe në disa pjesë të tjera në lindje të vendit. Kjo deklaratë vjen pasi Moska njoftoi për planet për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje dhe presidenti ukrainas mirëpriti ndihmën e fundit të ofruar nga komuniteti ndërkombëtar.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e tij po vazhdojnë të mbajnë pozicionet në Bahmut, qytet që për muaj të tërë është i rrethuar nga forcat ruse. Më herët gjatë kësaj jave, një komandant i lartë ukrainas tha se situata në Bahmut është duke u “stabilizuar”.
Ushtria ukrainase tha se sulmet ruse po vazhdojnë në Liman, Marinka dhe Avdivivka në Donjeck.
Kievi po ashtu tha se forcat e tij po kryejnë “veprime mbrojtëse” në zonat përreth Hersonit dhe Zaporizhjës, ku granatimet përreth centralit bërthamor të Zaporizhjës – që është nën kontrollin rus – kanë rritur shqetësimet.
Më 24 mars, autoritetet në qytetin e Hersonit u bënë thirrje banorëve që gjenden pranë lumit Dnjepër që të largohen “në zona të sigurta”.
Ushtria ukrainase tha se pushtuesit në qytetin Berdiansk, në zonën e Zaporizhjës, kanë lëshuar një dekret duke detyruar banorët që të marrin leje për të lëvizur në këtë zonë, por për të marrë këto leje, ata po u nënshtrohen kontrolleve.
Forcat ruse dhe aleatët e tyre separatistë kanë kryer operacione “filtruese” në shkallë të gjerë, duke kontrolluar civilët në territoret e pushtuara që kur ka nisur pushtimi në shkurt të vitit 2022.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës po ashtu pretendoi se pala ruse ka pësuar 170.000 viktima që kur ka nisur pushtimi.
Radio "Evropa e Lirë" nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet e secilës palë për humbjet në fushëbetejë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se drejtori gjeneral, Rafael Grossi, do të realizojë javën e ardhshme vizitën e dytë në centralin e okupuar bërthamor të Zaporizhjës, ku ai dhe ekspertët e tjerë bërthamorë vazhdimisht kanë paralajmëruar për rrezikun e një kërcënimi bërthamor.
Ndërkaq, sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje të Ukrainës, Oleksiy Danilov, pasi Kremlini njoftoi se do të dislokonte armë bërthamore taktike në Bjellorusi, tha se Minsku është “peng” i Moskës.
Danilov shkroi në "Twitter" se vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, është “një hap drejt destabilizimit të brendshëm” të Bjellorusisë që “maksimalizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimin publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse”.
“Kremlini e ka marrë peng bërthamor Bjellorusinë”, tha ai.
Media shtetërore ruse, TASS, citoi Putinin duke pretenduar se nuk ka “asgjë të pazakontë” lidhur me dislokimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi dhe se ky vendim nuk shkel traktatet ekzistuese bërthamore.
Ndërkaq, në adresimin e tij në mbrëmjen e 25 marsit presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpriti vendimin “për paketën e re të ndihmës mbrojtëse” nga Finlanda, Gjermania, Lituania dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe nga vendimi i ngjashëm që morën ligjvënësit suedezë./ REL
Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brig...
Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me ...
Lëvizjet më të fundit të Presidentit Biden për të ushtruar...
Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me prot...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë te...
Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me fo...
Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar kundër Marrëves...
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se Rusia po kryen ...
Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara ...
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për një hetim për ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja arritën një m...
Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullg...
Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...