Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për kontrollin e pasurive të huaja (OFAC), më 24 mars, bllokoi pasuritë e tri entiteteve dhe nëntë individëve, si dhe aeroplanin presidencial të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Këto masa bazohen në sanksionet e vendosura ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, si përgjigje ndaj goditjes brutale kundër lëvizjes pro-demokratike dhe shoqërisë civile, pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara në gusht 2020, njoftoi ky departament.
Këto veprime, gjithashtu theksojnë gatishmërinë e SHBA-së për t’i bërë thirrje për përgjegjësi regjimit në Minsk, për bashkëpunimin e tij në luftën e pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës, thuhet në deklaratë.
“Regjimi autoritar i Lukashenkas mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të realizuar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë veprime represive kundër popullit bjellorus”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.
“Ne mbetemi të përkushtuar për imponimin e kostove ndaj regjimit të Lukashenkas, për shkak të shtypjes së demokracisë dhe për mbështetjen e luftës së Putinit (në Ukrainë)”, tha Nelson.
Njëkohësisht, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi kufizime të vizave për 14 persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të regjimit.
Në listën e sanksioneve, gjithashtu janë shtuar anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bjellorusisë, për shkak të zgjedhjeve presidenciale, siç thuhet, të falsifikuara, në gusht të vitit 2020.
KQZ-ja e Bjellorusisë luajti rol në ndalimin e kandidatëve të opozitës, në pamundësimin e qasjes te vëzhguesit e votimit, si dhe për shkak të certifikimit të numri të pasaktë të votave. OFAC, më herët, vendosi sanksione kundër disa prej anëtarëve të saj, për shkak të mashtrimit zgjedhor dhe tani ka shtuar gjashtë emra të rinj.
Me masat e reja amerikane është sanksionuar edhe aeroplani Boeing 737, i cili përdorët si aeroplan presidencial i Alyaksandr Lukashenkas, por për të cilin theksohet se Lukashenka e shfrytëzon për udhëtime personale dhe familjare.
Të gjitha pasuritë e personave të sanksionuar, në SHBA, tani janë të ngrira dhe institucionet financiare dhe personat e tjerë që kryejnë transaksione ose aktivitete me subjekte dhe individë të sanksionuar mund të ekspozohen ndaj këtyre masave./ VOA
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për një hetim për ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja arritën një m...
Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullg...
Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Organizata Botërore e Shëndetësisë akuzoi sot Elon Musk, p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Me vizitën e tij në Moskë, presidenti kinez Xi tregoi ...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi...
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e n...
Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan...
Drejtori ekzekutiv i “TikTok”, Shou Chew, është shprehur s...
Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të O...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...