“Ballkani i Hapur”: Mali i Zi dhe Bosnja si vëzhgues, Kosova refuzon
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës...

Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit e që transportonin grurë nga Ukraina për në tregjet globale, ishin një pamje e zakonshme. Por jo më. Me bllokadën detare që Rusia i ka bërë Ukrainës - furnizuesi i pestë më i madh i drithit në botë - çmimet po arrijnë nivele rekord, duke kërcënuar trazira.
“Libani në vitin 2020 importonte 75% të grurit nga Ukraina. Dhe, nëse do të shkosh të blesh grurë tani, kushton shtrenjtë dhe ndoshta nuk do ta gjesh në treg. Pra, në një vend si Libani, ku tashmë ka një krizë financiare, mungesa e grurit mund të sjellë një krizë të madhe”, thotë analisti gjeopolitik Yoruk Isik.
Kërcënimi i një krize globale ushqimore po bën që disa vende të NATO-s të ndërhyjnë.
Diskutimet mes ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe zyrtarëve turq do të përqëndrohen pjesërisht në krijimin e një korridori në Detit të Zi, për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore.
Ankaraja thotë se një marrëveshje e tillë shmang rrezikun e konfrontimit midis NATO-s dhe Rusisë, duke pasur parasysh praninë e fortë detare të Rusisë në Detin e Zi.
Por analistët dyshojnë se Rusia është e angazhuar për të lehtësuar krizën e grurit dhe shtojnë se Moska mund ta shfrytëzojë situatën për interesat e saj.
Nëse gruri ukrainas mbetet i bllokuar, analistët thonë se Ankaraja do të përballet me presion në rritje për t'u dhënë anijeve luftarake të NATO-s hyrje në Detin e Zi përmes ngushticës të Bosforit në Stamboll, të cilën Turqia e administron sipas Konventës ndërkombëtare Montreux.
“Teknikisht dhe ligjërisht, kanali i Bosforit është i mbyllur për luftanijet e dy palëve ndërluftuese, Ukrainës dhe Rusisë. Turqia u ka kërkuar me dashamirësi vendeve të tjera të mos dërgojnë asnjë anije luftarake. Por do të vijë një moment kur Turqisë do t'i paraqitet një kërkesë ose nga NATO-ja, ose një anëtare e NATO-s, për të dërguar anije luftarake në luftë. Alternativat e Turqisë po ngushtohen vërtet në kontekstin e luftës ruso-ukrainase”, thotë Serhat Guvenc me universitetin Kadir Has.
Por analistët thonë se Turqia është e vendosur të parandalojë hyrjen e protagonistëve të rinj në Detin e Zi dhe zgjerimin e luftës.
“Turqia gjithashtu nuk dëshiron të shohë një përshkallëzim të situatës së pasigurisë duke sjellë forca të reja si ato të NATO-s për t’u përballur me rusët, sepse Ankaraja mendon se kjo do të krijonte në mënyrë të pashmangshme një situatë më të rrezikshme për të gjithë sigurinë turke dhe gjithashtu për sigurinë rajonale”, thotë Mustafa Aydin, me Këshillin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Turqisë.
Ankaraja është më se e ndërgjegjshme për dëshirën e Moskës që Turqia ta mbajë Bosforin të mbyllur për anijet e NATO-s, gjë që i jep Turqisë një epërsi të fuqishme në bisedimet me Rusinë./voa
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën s...
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj u ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Një tjetër deklaratë nacionaliste vjen nga ish-preside...
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofert...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë...
Një magazinë e plastikës në Greqi është përfshirë nga ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacis...
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...