Britania do të furnizojë Ukrainën me sisteme moderne raketash
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur i gatshëm të takohet në Paris me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe presidentin bullgar, Rumen Radev, për të arritur një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.
Ajo fillimisht kontestonte gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në të kaluarën e tyre, por tani kërkesa kryesore e saj ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare duke kërkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Franca, e cila kryeson me presidencën e BE-në deri më 1 korrik, "ka disa javë që mbështet kërkimin e një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes midis dy vendeve", thuhet në një njoftim të Pallatit Elize pas një bisede telefonike të Macronit me Kovaçevskin dhe Radevin.
Gjatë bisedës, Macron shprehu "mbështetjen e tij të plotë për një marrëveshje midis dy vendeve, si dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që pretendojnë se i përkasin komuniteteve ose pakicave të tjera".
Kryeministri maqedonas, Kovaçevski më 6 qershor tha se ende nuk ka propozim në tryezë nga Presidenca franceze dhe se Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura.
Ndërkohë, kryeministri bullgar, Kiril Petkov, tha më 7 qershor se Bullgaria nuk do të bëjë asgjë nën presion në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se shpreson se nga Brukseli do të ketë garanci për kërkesat bullgare, në rast se arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.
“E gjithë ideja është se ne jemi nën presion, se po bëjmë diçka e kështu me radhë. Asgjë nuk do të bëjmë nën presion të dikujt dhe këtë duhet ta ketë të qartë populli bullgar. Ajo çfarë po synojmë është që ta dimë nëse kërkesat bullgare apo të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut do të realizohen në kuadër të procesit integrues”, tha kryeministri bullgar, Kiril Petkov.
Autoritetet maqedonase kanë kërkuar nga Sofja që të heqë veton, ndërsa paralelisht me nisjen e bisedimeve për anëtarësim, të negociohet edhe për kërkesat bullgare dhe zgjidhja të arrihet deri në përfundimit e procesit të anëtarësimit në BE./ REL
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Një tjetër deklaratë nacionaliste vjen nga ish-preside...
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofert...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë...
Një magazinë e plastikës në Greqi është përfshirë nga ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacis...
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Pr...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson, ...
Edhe pse Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Ver...
Vepra reformuese mban titullin "Praedicate Evangelium" (Pr...
Kur flitet për rindërtimin e Ukrainës mbas luftës të shkak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...