Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Kur flitet për rindërtimin e Ukrainës mbas luftës të shkaktuar prej sulmit të Rusisë, atëherë ndjenja e drejtësisë bën që të mendosh menjëherë për miliardat e oligarkëve të Putinit, që ndodhen në listën e sanksioneve ndërkombëtare. Pasuritë e tyre duhen marrë dhe duhen përdorur për Ukrainën. Këtë kërkojnë politikanët. Por kjo është më e vështirë, sesa mendojnë disa.
Çfarë propozon Komisioni i BE-së?
Brukseli do të krijojë një kuadër ligjor për vendet anëtare të BE-së, për ta bërë më të lehtë konfiskimin dhe shpronësimin e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale. Deri tani rregullat kanë qenë shumë të ndryshme, shumë i vështirë është shpronësimi. Propozimet synojnë kryesisht terrorizmin ose kriminalitetin e organizuar ndërkufitar, por ato mund të zbatohen edhe për pasuritë e oligarkëve, që ndodhen në listen e sanksioneve të BE-së.

Pika kryesore ka të bëjë me përshpejtimin e proceseve. Nëse një gjykatë kombëtare është e bindur se paratë vijnë nga aktivitete kriminale, atëherë ato duhet të ngrijnë para dhënies së dënimit. Në rast dyshimi Gjykata do të kishte shtatë ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar. Sepse paratë kanë "tendencën që të zhduken”, thotë Komisarja Ylva Johansson. Rregullat do të vlejnë edhe për ridhënien e parave të sanksionuara, përfshirë transfertat tek anëtarët e familjes.

Sa u përket oligarkëve rusë, shumë vende anëtare të BE-së kanë vështirësi ligjore për ngrirjen dhe marrjen e parave në përgjithësi. BE ka tashmë në dispozicion mundësinë që nëpërmjet informantëve të njoftojë shkeljen e sanksioneve. Por në disa vende ato shihen vetëm si moszbatim ligji. Prandaj Brukseli propozon tani që ta kthejë shkeljen e sanksioneve kudo në vepër penale.
Ndryshimet në ligjet kombëtare bëjnë edhe që oligarkët të shkojnë atje ku e kanë më të lehtë për të shpëtuar, thotë Komisari për çështjet juridike, Didier Reynders. Nëpërmjet unifikimit të ligjeve kjo gjë bëhet e pamundur. Dhe së fundi, paratë e përkrahësve miliarderë të Putinit duhet të futen në Europë, në një fond të përbashkët për rindërtimin e Ukrainës.
Më e vështirë sesa shpresohet
"Duhen bërë dallime midis pasurive kombëtare dhe atyre private", thotë studiuesja e shkencave ekonomike Maria Demertzis nga Instituti Bruegel në Bruksel. Në raundin e parë të sanksioneve u vendos, që të ngrijnë pasuritë e Bankës Qendrore ruse. "Ajo nuk i përket qeverisë, por kombit rus. Ta ngrish apo të marrësh pasuritë e saj është një gjë shumë e vështirë. Mbi bazën e çfarë të drejte juridike mund të konfiskohet pasuria kombëtare? (...) Me të preken ligjet bazë dhe pa futjen e një kuadri ligjor mund të jetë shumë e dyshimtë".
Procesi mund të jetë shumë i thjeshtë në pasuritë private, megjithatë ai shpesh kthehet në lojë "macja me miun”. Sepse është e vështirë t'i identifikosh paratë, t'i gjesh dhe t'i marrësh.
A ka bërë BE gabime duke formuluar sanksionet e deritanishme kundër Rusisë? SHBA ka më shumë përvojë në këtë fushë, thotë ekonomistja, BE-ja ndodhet në fazë mësimi.
Por vendet anëtare mund të kërkojnë kudo për pasuritë e pataksuara ose për mashtrimet kriminale. Këto do të ishin arsye të mjaftueshme për të bërë konfiskime pasurish. Megjithatë: Nëse me sanksionet kundër Rusisë duhen dëmtuar financat, atëherë do të ishte më mirë të synoheshin embargo nafte dhe gazi, në vend që të ndiqeshin oligarkë të veçantë, që ashtu-kështu operojnë prej kohësh jashtë Rusisë, thotë Demertzis.
Pasuritë ruse është e vështirë të gjenden
Pavarësisht nga disa aksione spektakolare, si konfiskimi i jahteve, shumë nga vendet e G7, mes të cilëve pjesa më e madhe janë vende anëtare të BE-së, nuk janë të përgatitur për të identifikuar në përgjithësi pasuritë e oligarkëve. "Atyre u mungojnë aftësitë dhe kompetencat të kërkojnë për të gjetur pasuritë ilegale", shkruan organizata joqeveritare "Transparency International" në një raport të fundit për temën. Qeveritë ndodhen para problemeve ligjore të mëdha, nëse përpiqen t‘i marrin këto pasuri dhe t'ua kthejnë mbrapsht viktimave të korrupsionit.
Por që prej vitit 2004, kur u dhanë për herë të parë ndërkombëtarisht këshilla për të përmirësuar instrumentet për këtë çështje, nuk është bërë asgjë. "Kleptokratët kanë ende mundësi të shumta për të fshehur paratë e tyre përtej kufijve". Sektori i pasurive të patundshme është ende një vrimë për të futur paratë e pista. Sidomos aty ku është ende e lejuar prona e paregjistruar.
Ekspertja e "Transparency", Maira Martini, kërkon që vendet të veprojnë më në fund: "Të njëjtat hapësira që i krijojnë mundësinë kleptokratëve që të shtojnë dhe fshehin pasurinë e tyre, pengojnë autoritetet e vullnetshme për t'i gjetur ato". "Shtetet duhet ta shoqërojnë retorikën ambicioze për të vënë para përgjegjësisë elitat ruse me "punë të madhe dhe të sinqertë". Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera edhe shtimi i burimeve për policinë dhe drejtësinë.
Kritikët paralajmërojnë për pasojat ligjore
Deputeti europian i partisë Kristiansociale, Markus Ferber, bën pjesë tek ata që i kritikojnë plane të tilla. Ai mendon se rreziqet juridike janë më të mëdha sesa përfitimi që del nga zbatimi i sanksioneve. Megjithatë, ai mendon se është e drejtë që shkeljen e sanksioneve ta kthesh kudo në Europë në vepër penale, thotë zëdhënësi për politikën ekonomike të fraksionit të partive popullore, EVP. Pavarësisht nga kjo, ai e vlerëson propozimin e Komisionit të BE-së si shumë "politikë simbolike”.

Nuk duhet t'u hiqet vija me një të shkelur suste parimeve të shtetit të së drejtës, vetëm e vetëm që të preken pak oligarkë rusë. "Te të gjitha konfiskimet që do të shkojnë në fund fare në favor të rindërtimit të Ukrainës, duhet të ekzistojë një referencë e qartë me shtetin rus dhe sulmin rus. Vlerat e pasurisë së Bankës Qendrore ruse nuk vihen në pyetje për këtë çështje, vlerat e pasurive të personave të veçantë duhen vendosur në nivel më të lartë”. /DW
Presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi se do të ashpërsojë...
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit n...
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të ...
Vetëm disa mijëra rusë kanë protestuar publikisht kund...
Shefi i çështjeve të jashtme të BE Josep Borell është ...
Udhëheqësit e Malit të Zi shënuan 5 vjetorin e anëtarë...
Në këmbim të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e...
Në një stuhi e fortë ka goditur pjesën më të madhe te ...
Papa Françesku i ka bërë thirrje liderëve botërorë të ...
Rusia goditi me raketa Kievin, duke pretenduar se shka...
Një vatër e madhe zjarri përfshiu periferinë e Athinës...
Në tjetër sulm trondit SHBA-në. Vetëm pak ditë pas sul...
Pak ditë më parë presidenti i Francës Emmanuel Macron ...
A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualish...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një vend depozi...
Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti...
Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga pushtimi rus në Ukrainë dh...
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara u bënë eksportuesi më i...
Takimi i vendeve të kontinentit amerikan mbahet këtë v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...