DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacisë ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili iu përgjigj Kryeminsitrit të Kroacisë Plenkoviç, kur tha se është koha që Serbia të mos kërkojë më të ulet në dy karrige.
Vulin tha se është gjithmonë koha që Serbia të ruajë veten dhe miqësitë e saj, por nuk është kurrë koha që Serbia të mësojë nga Kroacia se cilën anë të zgjedhë.
“Nëse ka një popull që ka zgjedhur në mënyrë të pagabueshme anën e gabuar të historisë, atëherë ai është populli kroat, dhe nëse ka një popull që i ka kthyer kroatët në anën e duhur të historisë, atëherë është populli serb. Plenkoviç nuk e kupton se Serbia ka vetëm një karrige – atë serbe dhe se Serbia nuk është territor, por shtet, dhe shtetet vendosin se kush janë miqtë e tyre”, tha Vulin.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme kroate ka thënë se deklaratat e Vulin tregojnë edhe një herë mospajtim në interpretimin e ngjarjeve më të rëndësishme aktuale globale dhe historike të shekullit të 20-të.
“Duke parë 30 vjet mbrapa dhe lidershipin aktual politik, pozicioni i Serbisë në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës është i qartë, si dhe pse është ana e duhur e historisë për Serbinë. Ajo që ne shohim sot në Ukrainë është ajo që Serbia, nën udhëheqjen e regjimit politik të Sllobodan Millosheviçit, u përpoq të zbatonte pa sukses në gjysmën e parë të viteve 1990 me agresion kundër Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bosnje e Hercegovinë", tha ministrja në deklaratë.
Kjo ministre shtoi se ata u ndaluan nga forcat ushtarake kroate nën drejtimin e presidentit të parë kroat, Franjo Tudjman.
“Përveç kësaj, si shumë politikanë aktivë në Serbi, ministri Vulin ishte politikisht pjesë e politikës së regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviçit, i cili la pas shumë viktima të pafajshme dhe shkatërrime të shumta në mbarë Kroacinë, B.H dhe Kosovën. Ajo politikë e Serbisë së Madhe si e tillë u dënua në vendime të shumta të gjykatave përkatëse ndërkombëtare, por ministri Vulin ende duket se beson se edhe atëherë Serbia ishte në të vërtetë në “anën e duhur të historisë”.
Ministrja theksoi se Serbia sot është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili si bashkim politik dhe ekonomik i shteteve ka vlerat e veta, dhe vlera themelore është sundimi i ligjit, i cili përfshin edhe respektimin e rendit ndërkombëtar.
“I njëjti rend ndërkombëtar që është prishur nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës sovrane dhe të pavarur”, shtohet në deklaratë.
Ministrja kroate i bëri thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e saj me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur për çështjen e agresionit kundër Ukrainës, dhe kështu të përafrohet realisht me historinë e jashtme reale./CNA.al
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Pr...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson, ...
Edhe pse Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Ver...
Vepra reformuese mban titullin "Praedicate Evangelium" (Pr...
Kur flitet për rindërtimin e Ukrainës mbas luftës të shkak...
Presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi se do të ashpërsojë...
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit n...
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të ...
Vetëm disa mijëra rusë kanë protestuar publikisht kund...
Shefi i çështjeve të jashtme të BE Josep Borell është ...
Udhëheqësit e Malit të Zi shënuan 5 vjetorin e anëtarë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...