Netanyahu: Do të vazhdojmë ofensivën ushtarake në Rafah
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se ...

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Heqja e vizave kë bërë që udhëtimet jashtë shtetit të rriten, por deri tani destinacioni kryesor del të jetë Greqia.
Qytetarët e Kosovës muajve të fundit shumicën e fundjavave po i kalojnë në Greqi, konkretisht në Selanik.
Për dy ditë të kaluara në këtë shtete rezulton se janë duke shpenzuar goxha shumë para.
Madje, sipas Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), qytetarët e Kosovës për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, po shpenzojnë mbi 1 milion euro.
“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i shtetasve të Kosovës për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për fundjavë, për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milion € për konsume, sigurime të makinave dhe blerje”, sipas një studimi të AKB-së.
Sipas AKB-së këto vizita po i bëjnë të mundura edhe ofertat e lira të kompanive turistike.
“Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobusë të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8 euro”. Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se pas liberalizimit të vizave po përfitojnë disa shtete që tradicionalisht ishin të vizituara nga qytetarët deri rreth viteve '91.
“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish-Jugosllavinë’.
Ruzhdi Kurtishaj, pronar i një agjencie turistike, ka treguar se udhëtimet e qytetarëve të Kosovës nga 1 janari janë shtuar për më shumë se 100%.
Destinacionet sipas tij janë të ndryshme, si Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari e Austri.
“Po e marr shembull Greqinë, pasi është vendi më i frekuentuar. Vitin e kaluar, në këtë shtet kemi udhëtuar një herë në javë me një autobus, ndërsa, aktualisht, udhëtojmë tri herë në javë me gjashtë autobusë”. Ai thotë se kapaciteti i një autobusi është për 50 deri në 80 udhëtarë, ndërsa bileta kthyese nga Prishtina deri në Selanik – rreth 330 kilometra larg – është 20 euro.
Nëse bëhet llogaritja vetëm me shifrat e kësaj agjencie, i bie që së paku 300 qytetarë udhëtojnë çdo javë drejt Greqisë dhe vetëm për bileta shpenzojnë së paku 6.000 euro.
Të dhënat nga Policia e Kosovës, tregojnë se nga 1 janari deri në muajin shkurt mbi 1.7 milion qytetarë kanë dalë nga kufiri tokësor i Kosovës, ndërsa kanë hyrë mbi 1.6 milionë.
Kurse, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë treguar se ka rritje të numrit të udhëtarëve në dhe nga Kosova.
Numri i përgjithshëm në muajin janar ka qenë mbi 287 mijë, krahasuar me mbi 266 mijë sa ka qenë në janar të vitit 2023.
Liberalizimi i vizave, megjithatë, nuk mund të shfrytëzohet për qëllime punësimi, por vetëm vizita turistike.
Për punësim në një vend të BE-së duhen vizë dhe leje e posaçme. Kosova ka qenë e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë.
Shtetasit nga Kosova zinin 43% të hyrjeve totale në 2023-shin
Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova për shkak të afërsisë, por edhe pamundësisë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj. Këta të fundit në 2023-n arritën rekord, duke e kaluar shifrën e 10 milionë.
Ndërkohë, shumë shtetas nga Kosova nga 1 janari po kryejnë udhëtime turistike edhe përmes Rinasit, kryesisht në qytetet e Italisë, duke u regjistruar në hyrje si turistë që vijnë në Shqipëri!/ Revista Monitor
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se ...
Pentagoni do të dërgojë me shpejtësi armatime me vlerë pre...
Ish-Prokurori i Posaçëm, Robert Hur po dëshmon sot para Ko...
Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe E...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martë...
Rrëzohet avioni rus me 15 persona në bord. Rusia bën me d...
Përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë fund sist...
Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritje...
"Figura kontroverse, Andrew Tate, është arrestuar në Ruman...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjer...
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pa...
Mjekët palestinezë në Gaza kanë rrëfyer tmerrin që kanë pë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i tako...
Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së ba...
Raporti i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thekson se gjat...
Kompania "Lufthansa" po shtyn fluturimet për shkak të grev...
Stjuardesat e kompanive “Lufthansa” dhe “Lufthansa Citylin...
Zoti Menendez doli në një seancë para gjykatëses Sidney St...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...