Rrëzohet avioni rus me 15 persona në bord
Rrëzohet avioni rus me 15 persona në bord. Rusia bën me d...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën gjatë përurimit të një Qendre Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Prishtinë se “e kemi të qartë se fqinji ynë verior është agresiv” duke iu referuar Serbisë.
“Mirëpo, kjo na bën të kujdesshëm, assesi të frikësuar”, tha Kurti për gazetarët.
Kurti theksoi se Kosova është duke u përgatitur maksimalisht me “krejt çfarë mundemi dhe dimë”, prandaj edhe e ka hapur qendrën, e cila do të ofrojë trajnime për sigurinë kibernetike.
“Konfliktet nuk janë ndëretnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt, por është autokracia në Beograd, e ndërlidhur me despotizmin në Moskë”, shtoi ai.
Kryeministri kosovar tha se ka paralajmëruar prej kohësh që “shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë, jo vetëm në Lindje të Evropës, janë rrezik për sigurinë dhe paqen, por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta dijë askush”.
Shtatorin e kaluar, Kurti kishte thënë se “aleatët e Rusisë”, përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Kosovë e kanë akuzuar edhe më herët Rusinë se po shtyn aleaten e saj, Serbinë, që të nxisë tensione në vendin fqinj, ndonëse pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga Rusia.
Në një raport të organizatës Demokracia Plus, të publikuar më 2022, thuhej se Kosova “është subjekt i dezinformimit nga aktorë malinj të huaj, si Rusia, Kina dhe Serbia”.
Sulmet e fundit të raportuara kibernetike ndaj institucioneve shtetërore kanë ndodhur në shtator të vitit të 2022. Qeveria e Kosovës tha atëkohë se sulmi e kishte origjinën jashtë vendit, por nuk tregoi se nga cili vend.
Institucionet shtetërore kanë qenë cak i sulmeve kibernetike edhe më herët.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën shtatorin e kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë një rreshter kosovar. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë tre sulmues serbë.
Më 13 shkurt, Kurti tha se duke mospranuar ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po e lë të hapur mundësinë “e pushtimit të Kosovës”.
Shkurtin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për këtë marrëveshje, ndërkaq në prill në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por blloku evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo është obliguese për palët./ REL
Rrëzohet avioni rus me 15 persona në bord. Rusia bën me d...
Përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë fund sist...
Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritje...
"Figura kontroverse, Andrew Tate, është arrestuar në Ruman...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjer...
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pa...
Mjekët palestinezë në Gaza kanë rrëfyer tmerrin që kanë pë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i tako...
Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së ba...
Raporti i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thekson se gjat...
Kompania "Lufthansa" po shtyn fluturimet për shkak të grev...
Stjuardesat e kompanive “Lufthansa” dhe “Lufthansa Citylin...
Zoti Menendez doli në një seancë para gjykatëses Sidney St...
Dy gra iraniane u arrestuan pasi në mediat sociale u shfaq...
Turqia dhe Turkmenistani kanë rënë dakort të bashkëpunojnë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh kundër komentev...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Lufta e Ukrainës ka një ndikim të rëndësishëm në tregtinë ...
Marina e Kinës, Rusisë dhe Iranit po zhvillojnë stërvitje ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...