Grevë në aeroportin e Frankfurtit/ Stjuardesat pezullojnë punën, 70 mijë pasagjerë të prekur
Kompania "Lufthansa" po shtyn fluturimet për shkak të grev...

Raporti i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thekson se gjatë 2024 rajoni mund të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike.
“Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike për të zgjeruar ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose për të penguar integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”, thuhet në raport.
Aty përmenden si shembuj ngjarjet në Banjskë në shtator, ku “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare shkaktuan vdekje dhe plagosje, përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, si edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën se SHBA-ja përballet me një "rend botëror gjithnjë e më të brishtë", të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.
Këto përfundime janë pjesë e një raporti të përvitshëm nga drejtuesit e këtyre agjencive, që u paraqitën në një seancë të Senatit amerikan.
"Një Kinë ambicioze, por e trazuar, një Rusi konfrontuese, disa fuqi rajonale, si Irani, dhe aktorë joshtetërorë po sfidojnë rregullat e vjetra të sistemit ndërkombëtar, si dhe epërsinë e Shteteve të Bashkuara brenda tij," thuhet në raportin vjetor të agjencisë për kërcënimet botërore që mbulon zhvillimet e vitit 2023.
“Sulmi i HAMAS-it kundër Izraelit në tetor 2023 dhe fushata ushtarake e Izraelit si kundërpërgjigje në Gazë ka rritur tensionet në të gjithë rajonin, ndërsa faktorët që veprojnë në emër të Iranit dhe partnerët e tij veprojnë kundër SHBA-së dhe Izraelit, si në mbështetje të HAMAS-it ashtu edhe për të bërë presion ndaj Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.
Drejtorja e Zbulimit Kombëtar amerikan, Avril Haines, tha para Senatit se është “vështirë të imagjinohet se si mund ta mbajë Ukraina territorin e rifituar, pa ndihmë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara”.
Ajo tha gjithashtu se ka pasur një rrije masive të sulmeve kibernetike në vitin 2023, 74 për qind më shumë se në vitin 2022.
“Gjatë dekadës së fundit, një gërryrje e demokracisë në mbarë botën, sfidat në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe sfidat ndaj normave ndërkombëtare e kanë bërë më të vështirë për SHBA-në dhe aleatët e saj të trajtojë çështjet globale, duke krijuar më shumë mundësi për qeveritë dhe grupet e papërgjegjshme që të veprojnë me pandëshkueshmëri”, thuhet në raport.
Raporti detajon kërcënimet në pjesë të ndryshme të botës./ Voa
Kompania "Lufthansa" po shtyn fluturimet për shkak të grev...
Stjuardesat e kompanive “Lufthansa” dhe “Lufthansa Citylin...
Zoti Menendez doli në një seancë para gjykatëses Sidney St...
Dy gra iraniane u arrestuan pasi në mediat sociale u shfaq...
Turqia dhe Turkmenistani kanë rënë dakort të bashkëpunojnë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh kundër komentev...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Lufta e Ukrainës ka një ndikim të rëndësishëm në tregtinë ...
Marina e Kinës, Rusisë dhe Iranit po zhvillojnë stërvitje ...
Ushtria amerikane ka nisur një anije masive nga Virxhinia ...
Kamerat e sigurisë në zonë kanë regjistruar momentin e shp...
Ukraina dhe aleatët e saj rajonalë e kanë kritikuar Papa F...
Në dy komisione të Parlamentit Evropian pritet të miratohe...
Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e p...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Filmi “Oppenheimer” është fituesi i madh i "Oscar"-it të 9...
Gjenden trupat e pesë skiatorëve të zhdukur në Alpet zvice...
Guvernatori i rajonit jugperëndimor rus të Kurskut tha se ...
Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fekondimin artif...
Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme të par...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...