Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Ushtria amerikane ka nisur një anije masive nga Virxhinia drejt Detit Mesdhe për të filluar ndërtimin e një porti të përkohshëm në bregdetin e Gazës. Anija është e ngarkuar me pajisjet e nevojshme për portin, i cili do të lehtësojë dërgimin e më shumë ndihmave për civilët në Rripin e Gazës, të cilët po përballen me mungesa të mëdha ushqimore për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Rripi i Gazës është përfshirë nga një luftë urbane. Ministria izraelite e Mbrojtjes publikoi një video që tregon trupat izraelite duke luftuar në çdo shtëpi në qytetin e Khan Younisit në jug të Rripit të Gazës.
"Zëri i Amerikës" nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e videos.
Sipas zyrtarëve rajonal të shëndetësisë, publikimi i videos pason një fundjavë, në të cilën dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet ajrore dhe ato me artileri nga forcat izraelite.
Situata në Gazë është e rëndë, thonë punonjësit e shëndetësisë dhe ata të ndihmave humanitare.
“Situata është përkeqësuar për disa arsye. Ne kemi arritur në këtë pikë për shkak se po përballemi me një bllokadë. Dy nga tre vendkalimet në Rripin e Gazës kontrollohen nga Izraeli dhe vendkalimi tjetër kontrollohet nga Egjipti. Tani, vetëm njëri nga këto tre vendkalime po funksionon pjesërisht”, thotë Dr. Thaer Ahmad nga organizata “MedGlobal”.
Për të kapërcyer këto bllokada tokësore, partnerët rajonalë filluan të lëshonin ndihma nga ajri.
Gjatë fundjavës, forcat ajrore të Jordanisë lëshuan në Gazë ndihma ushqimore, përfshirë miell, oriz, qumësht artificial për fëmijë dhe ujë.
Edhe Forca Ajrore të Shteteve të Bashkuara lëshuan nga ajri më shumë se 88 pako me ndihma ushqimore, që përmbanin 53 mijë racione ushqimore dhe 23 mijë shishe me ujë.
Tani Shtetet e Bashkuara kanë filluar një operacion të ri për dërgimin e ndihmës në Gaza, duke nisur nga Virxhinia drejt Detit Mesdhe një anije të madhe me pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Rripin e Gazës.
Sipas disa vlerësimeve, mund të duhen deri në 60 ditë për ndërtimin e portit, që do të përdoret për operacionet e dërgimit të ndihmave në territoret palestineze.
OKB-ja thotë se një e katërta e popullsisë së Gazës po përballet me urinë.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se deri më tani afër 31 mijë palestinezë janë vrarë në këtë konflikt, një shifër e papranueshme për Presidentin amerikan Joe Biden.
“Nuk mund të kemi mbi 30 mijë palestinezë të vrarë si pasojë e luftës kundër Hamasit. Ka mënyra të tjera për t'u përballur me traumën e shkaktuar nga Hamasi", tha Presdienti Biden.
Me fillimin e muajit të Ramazanit, për më shumë se 72 mijë palestinezë të plagosur, çdo lloj ndihme nga toka, deti apo ajri është jetike./ VOA
Kamerat e sigurisë në zonë kanë regjistruar momentin e shp...
Ukraina dhe aleatët e saj rajonalë e kanë kritikuar Papa F...
Në dy komisione të Parlamentit Evropian pritet të miratohe...
Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e p...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Filmi “Oppenheimer” është fituesi i madh i "Oscar"-it të 9...
Gjenden trupat e pesë skiatorëve të zhdukur në Alpet zvice...
Guvernatori i rajonit jugperëndimor rus të Kurskut tha se ...
Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fekondimin artif...
Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme të par...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili mori sot pjesë...
Ushtria amerikane tha të dielën se ka kryer një operacion ...
Sot, Rusia po mban votimet e hershme për zgjedhjet preside...
Takimi i nivelit të lartë i OKB-së për klimën mbylli punim...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter është ...
Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka...
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin ...
"Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar", ka paralaj...
Fotoja e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit që nga opera...
Një trafikant i dyshuar droge dhe ish-bashkëpunëtor i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...