
Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Nju Hempshër të martën, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur zotin Trump.
Zonja Haley ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë zotit Trump.
Kandidatja Haley i intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit, duke vënë në pikëpyetje mprehtësinë e tij mendore dhe paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.
Zoti Trump mund të mburret si kandidati i parë presidencial republikan që fiton garat e hapura në Ajova dhe Nju Hempshër që kur dy shtetet filluan të udhëheqin kalendarin zgjedhor në vitin 1976. Nëse zoti Trump merr emërimin e Partisë Republikane kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë.
Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e zotit Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Ajova dhe Nju Hempshirë, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.
Zonja Haley nuk ishte në gjendje të përfitonte nga tradita më e moderuar politike që ka shteti Nju Hempshirë. Përpjekja e saj për t’u bërë bartësja e standardit republikan po zbehet me shpejtësi. Ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut më 24 shkurt.
Ish-guvernatorja e këtij shteti shpreson se një fitore e dukshme në Karolinën e Jugut do t’i jepte vrull fushatës së saj drejt garës paraprake të Super të Martës më 5 mars.
Por në një shtet thellësisht konservator, ku zoti Trump gëzon popullaritet të madh, mund të jetë i vështirë realizimi i ambicieve të zonjës Haley dhe humbja në shtetin e saj mund të ketë pasoja politike për të./ VOA
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publiku...
Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar...
Mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë dol...
Gati 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, n...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të en...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se 21 ushtarë të saj ...
Osman Soyer e ka zyrtarizuar tashmë. "Unë jam përfaqësues ...
Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasoj...
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer su...
Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rreth...
Bashkëpunimi global duhet forcuar për të luftuar trafi...
Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministr...
Disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 16:30 në inc...
Një person që endej rrugëve të Stambollit ka plagosur ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën ...
Një rekord prej 22 tonësh kokainë u kap gjatë një operacio...
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për sanksio...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thumboi presidenti...
Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...