EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa qeveritë në rajon udhëheqin përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka ndikuar kryesisht për të keq në ekonominë e Evropës. Por, një sektor po lulëzon në heshtje.
Prodhuesit e armëve në Evropën Lindore po prodhojnë armë dhe municione me një ritëm të paparë që nga Lufta e Ftohtë.
Shumë qeveri në rajon ndonëse të kujdesshme ndaj udhëheqësit të tyre të vjetër sovjetik, Rusisë, janë të etur për të ndihmuar Kievin që t’iu rezistojë forcave ruse.
Kompanitë e armëve po shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar nga lufta.
Firma shtetërore polake “PGZ” prodhon gjithçka, nga dronët tek automjetet e blinduara.
Shefi i saj, Sebastian Chwalek thotë se pothuajse janë dyfishuar planet e tij të investimeve gjatë dekadës së ardhshme:
“Ne jemi duke u zhvilluar, duke zgjeruar aftësitë tona. Ne po përgatitemi për dërgesa të shtuara jo vetëm në tregun polak, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi shumë diskutime me klientë potencialë nga vendet e treta që dëshirojnë të pajisin ushtritë e tyre me armatime polake”, tha zoti Chwalek.
“PGZ-ja” thotë se ka dorëzuar të gjitha llojet e pajisjeve në Ukrainë, duke përfshirë mortaja, armë të vogla dhe municione.
Ajo pret që të ardhurat e vitit 2022 të tejkalojnë objektivin e paraluftës prej gati 1.5 miliardë dollarësh.
Një histori e ngjashme po ndodh edhe në Republikën Çeke.
Vendi ka furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej 2.1 miliardë dollarëve ndërsa eksportet e armëve janë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1989.
Kështu thotë zëvendësministri i Mbrojtjes, Tomas Kopecny.
“Për industrinë çeke të mbrojtjes, konflikti në Ukrainë dhe ndihma që industria u ofron forcave të tyre, është qartësisht një shtysë që nuk e kemi parë në 30 vitet e fundit. Nuk është vetëm se ky vit do të jetë një rekord absolut në eksportin e materialit ushtarak, por ka të bëjë edhe me cilësinë”, tha ministri Kopecny.
Industria e armëve në Evropën Lindore lulëzoi fillimisht nën komunizëm, duke prodhuar armë për bllokun sovjetik.
Lufta në Ukrainë ka bërë që këto fabrika të rrisin punën sërish, por kësaj radhe jo më në shërbim të Kremlinit./VOA
Sezoni i blerjeve për festat e fundvitit 2022 fillon t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të e...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të enjten se P...
Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshi...
Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë san...
Dronët turq po godasin objektet kryesore të naftës nën...
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian nuk arritë...
Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më s...
Moska zyrtare tha të martën se i ka lëshuar më shumë se 80...
Ndërsa Turqia ka intensifikuar sulmet e saj kundër forcave...
Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrah...
Kufizimet shkaku i pandemisë COVID-19 po vendosen në të gj...
Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e mar...
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, kërk...
Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes ...
Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin...
Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Brukse...
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrel, thotë se do të siguro...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ...
Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...