Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes
Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më s...
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian nuk arritën të pajtohen për vendosjen e një çmimi tavan të gazit për ta zbutur krizën e energjisë në Europë, mes përçarjeve të thella mbi propozimin fillestar të cilin disa e vlerësuan si "qesharak".
Ministrat do të takohen sërish në dhjetor në përpjekje për të tejkaluar këto përçarje, tha ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, vendi i të cilit aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.
Ai shtoi se ministrat arritën të miratojnë disa "masa të tjera të rëndësishme", përfshirë blerjet e përbashkëta të gazit për të shmangur rritjen e çmimeve nga konkurrenca brenda BE-së dhe përshpejtimin e autorizimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Disa ministra që morën pjesë në takimin e së enjtes u ankuan se propozimi për çmimin tavan të gazit, i publikuar nga Komisioni Europian vetëm para dy ditësh, ishte krijuar me synimin të mos përdorej kurrë.
Ministrat polakë dhe spanjollë të energjisë e quajtën propozimin "qesharak".
Ministri grek i Energjisë, Kostas Skrekas, tha se çmimi i vendosur "në fakt, nuk është një çmim tavan" dhe shtoi se "ne po humbim kohë të vlefshme pa rezultate".
Plani i vendosjes së çmimit tavan, për të cilin komisioni nuk ishte asnjëherë shumë i interesuar, vendos një çmim maksimal prej 275 eurosh për megavat në orë.
Por, këtij çmimi i bashkëngjiten shumë kushte saqë nuk do të ishte aktivizuar as në gusht, kur çmimi i gazit u rrit përkohësisht mbi 300 euro, duke alarmuar Europën e mësuar me çmime sa 10 për qind e asaj shifre.
Ulja e çmimit të gazit rus
Propozimi do të aktivizohej vetëm nëse çmimi maksimal prej 275 euro do të kalohej vazhdimisht për të paktën dy javë, dhe pastaj vetëm nëse çmimi për gazin natyror të lëngshëm (LNG) ngrihet mbi 58 euro për dhjetë ditë brenda asaj periudhe dyjavore.
Çmimi i gazit me shumicë në Europë, të enjten ishte rreth 124 euro.
Propozimi i komisionit u pa si propozim neutral i formuluar nën presionin e anëtarëve, si Gjermania dhe Holanda, të cilat kishin frikë se vendosja e çmimit tavan mund t’i dërgonte furnizimet me gaz në tregje më fitimprurëse, veçanërisht në Azi.
Megjithatë, të paktën 15 vende të BE-së, më shumë se gjysma e bllokut evropian, e kërkonin çmimin tavan në mënyrë që të zbutet kriza e furnizimit shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përderisa Bashkimi Europian nuk e ka ndaluar gazin rus, Kremlini e ka ndalur eksportin në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura nga Brukseli.
Para luftës, furnizimet me gaz rus përbënin më shumë se 40 për qind të të gjithë gazit të importuar në Bashkimin Evropian. Ky furnizim tani ka rënë në më pak se 10 për qind./ Rel
Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më s...
Moska zyrtare tha të martën se i ka lëshuar më shumë se 80...
Ndërsa Turqia ka intensifikuar sulmet e saj kundër forcave...
Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrah...
Kufizimet shkaku i pandemisë COVID-19 po vendosen në të gj...
Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e mar...
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, kërk...
Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes ...
Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin...
Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Brukse...
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrel, thotë se do të siguro...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ...
Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje...
Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për strategjinë e re...
Gjyqtarët e një gjykate federale të apelit me qendër në At...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndër...
Një skifter është e vetmja gjë që fluturon këto ditë nënto...
Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicione...
“Jepini një shans diplomacisë!” Kjo frazë përsëritet poth...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...