Rezultatet e ngushta në sondazhe/ Garë e qetë në horizont për SHBA-në
Sondazhet, edhe në kohërat më të mira, janë një shkencë e ...

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës ka vrarë të paktën 20 persona, shumica gra dhe fëmijë.
Hossam Abu Safiya, drejtori i një spitali që pranoi viktimat, tha se sulmi që u krye në orët e vona të së hënës, më 4 nëntor, goditi një shtëpi në Beit Lahija, ku po strehoheshin disa familje.
Në mesin e viktimave ishin tetë gra dhe gjashtë fëmijë, sipas listës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime.
Izraeli është duke kryer një ofensivë të madhe në veri të Gazës për pothuajse një muaj. Ai ka urdhëruar evakuimin e tërësishëm të Beit Lahijas, një qytezë afër Beit Hanunit dhe kampit të refugjatëve në Xhabalia, zonë ku për më shumë se një muaj nuk është lejuar dërgimi i ndihmës humanitare.
Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga Qyteti i Gazës, që ndodhet afër, në valën e fundit të zhvendosjeve gjatë luftës, e cila nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraeli.
Sulmi i Hamasit la të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe grupi radikal palestinez rrëmbeu edhe 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës dhe rreth një e treta e tyre besohet se janë të vdekur.
Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.
Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, shpesh disa herë./REL
Sondazhet, edhe në kohërat më të mira, janë një shkencë e ...
Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash balistike...
Eurodeputetët do të verifikojnë për disa ditë përshtatshmë...
Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në shtetin më të rëndës...
Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndos...
Harris dhe Trump përfunduan fushatat e tyre me ndalesa për...
Kamala Harris lindi në vitin 1964 dhe historia e saj f...
Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orë...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kan...
Trump sapo ka përmbyllur në Van Andel Arena në Grand Rapid...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli me mini...
OKB -ja tha të hënën se të gjitha vendet që furnizojnë me ...
Hamasi hodhi poshtë një propozim për një armëpushim afatsh...
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka nd...
Ndërsa një Amerikë e tensionuar voton sot për republikanin...
Sot është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara me Dona...
Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa m...
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Se...
Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e god...
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...