Pse Pensilvania dhe Miçigani kanë kaq shumë rëndësi për zgjedhjet në SHBA?
Harris dhe Trump përfunduan fushatat e tyre me ndalesa për...

Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndoshta presidenti i ardhshëm, Donald Trump, ka reformuar Partinë Republikane në një vend gjithnjë e më të ndarë. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim.
“Tani mund të themi se ish-Nënpresidenti Joe Biden është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara…”, njoftohej në mediat amerikane.
Ky duhej të ishte fundi.
Por kur fundi erdhi, Donald J. Trump, presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, nuk ishte i gatshëm ta pranonte humbjen.
“Nëse numëroni votat e ligjshme, unë fitoj lehtësisht. Nëse numërohen votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na i vjedhin zgjedhjet”, tha atëherë ish-Presidenti Trump.
Ai u bëri thirrje mbështetësve që ta pengonin Kongresin të certifikonte rezultatet më 6 janar 2021.
“Do luftojmë me gjithçka. Dhe nëse nuk luftoni me gjithçka, nuk do ta keni më vendin tuaj”, tha ish-Presidenti Trump.
Ajo që rezultoi ishte një skenë e paimagjinueshme më parë në Amerikë, që çoi në ngritjen për herë të dytë të akuzave në Kongres për shkarkimin e tij. Mospranimi i humbjes nga zoti Trump, ishte në përputhje me refuzimin e tij të vazhdueshëm ndaj të zakonshmes.
"Mendoj se ajo që shihni është dikush që ka besim të jashtëzakonshëm në intuitën e tij", thotë Russ Buettner, nga gazeta “The New York Times”.
Russ Buettner dhe Susanne Craig janë gazetarë investigativë në gazetën ‘The New York Times’ dhe bashkautorë të librit "Lucky Loser", një vështrim jo i këndshëm i rrethanave se si zoti Trump e shndërroi veten në një miliarder që mbështetet në forcat e tij.
“Që nga fillimi i viteve ‘80, ai nuk u ka besuar vërtet njerëzve që kanë ekspertizë të fushës në pothuajse çdo gjë. Ai gjithmonë kërkon ta rrëzojë mendimin e tyre dhe t'i bëjë gjërat siç i dëshiron ai që të dalin", thotë gazetari Buettner.
Ndërtesat e zotit Trump mbartnin emrin e tij me gërma të mëdha të arta, një shfaqje e guximshme e ambicieve të tij.
“Kur po jepte një intervistë për gazetën ‘The New York Times’, kishte një pasuri prej 200 milionë dollarësh. Kjo ishte rritur në një miliard kur ai po fliste një dekadë më vonë për emisionin ‘60 Minuta’,” tregon gazetarja Susanne Craig, nga “The New York Times”.
Zoti Trump shkëlqente në tërheqjen e vëmendjes dhe kultivimin e një imazhi për veten e tij si mundësues i marrëveshjeve. Ai fitoi miliona dollarë vetëm nëpërmjet licencave për përdorimin e emrit të tij.
Por pas suksesit qëndronin telashet. Kompanitë e tij shpallën falimentimin gjashtë herë. Kazinotë e tij humbën të ardhura dhe u mbyllën. Zoti Trump u rimëkëmb me spektaklin e tij televiziv, "The Apprentice", që mundësoi edhe rolin e tij më të madh deri më tani.
“Zonja dhe zotërinj, unë po kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë sërish madhështor”, deklaroi ai në qershor të vitit 2015.
I vendosur dhe pa doreza, zoti Trump ishte një kandidat polarizues dhe nacionalist.
"Kur Meksika dërgon njerëzit e saj, ata nuk dërgojnë më të mirët e tyre... Ata po sjellin drogën, po sjellin krimin, ata janë përdhunues dhe disa, supozoj, janë njerëz të mirë", tha zoti Trump.
Si president, ai emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që ndihmuan në rrëzimin e të drejtave federale për abortin.
"Numri i vdekjeve në SHBA është tani mbi 150,000", njoftonin mediat gjatë pandemisë.
Në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 sprovoi ish-Presidentin Trump. Ai përshpejtoi prodhimin e vaksinave për të shpëtuar jetë njerëzish. Por ai gjithashtu u duk se sugjeroi që shkencëtarët të studionin injektimin e klorinës për të vrarë virusin.
Me mbi 9 milionë amerikanë të infektuar dhe me numrin e vdekjeve që i kaloi 230 mijë, votuesit atë nëntor zgjodhën Joe Biden-in si presidentin e tyre të ardhshëm.
Pas lënies së detyrës, ish-Presidenti Trump u përball me padi të shumta penale dhe është ish-presidenti i parë që është gjendur fajtor për një vepër penale.
E megjithatë, ai kurrë nuk ka qenë më popullor se tani.
Duke u mbijetuar dy atentateve këtë vit,... ai vetëm e ka forcuar lidhjen me mbështetësit e tij.
“Zoti ka një plan për Trump-in. Dhe ai absolutisht u kursye për disa qëllime dhe arsye. Dhe shpresojmë se do të bëhet presidenti i 47-të”, thotë mbështetësja Pam Smith, nga Pensilvania.
Politika amerikane nuk ka qenë më e njëjta që kur Donald Trump-i u bë pjesë e saj.
Dhe njeriu që dikur ishte bashkautor i librit "Arti i Rikthimit", tashmë mund të jetë duke realizuar një nga rikthimet më të mëdha në historinë amerikane.
Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim./VOA
Harris dhe Trump përfunduan fushatat e tyre me ndalesa për...
Kamala Harris lindi në vitin 1964 dhe historia e saj f...
Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orë...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kan...
Trump sapo ka përmbyllur në Van Andel Arena në Grand Rapid...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli me mini...
OKB -ja tha të hënën se të gjitha vendet që furnizojnë me ...
Hamasi hodhi poshtë një propozim për një armëpushim afatsh...
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka nd...
Ndërsa një Amerikë e tensionuar voton sot për republikanin...
Sot është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara me Dona...
Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa m...
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Se...
Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e god...
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën...
Fermerët amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike në...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar ...
Në zgjedhjet presidenciale amerikane, një vëmendje e posaç...
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat s...
Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...