Spanja dislokon 7,500 ushtarë në zonat e përmbytjeve
Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e god...

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje nga posti zyrtarisht më 5 nëntor, pas incidentit vdekjeprurës në Novi Sad javën e kaluar.
Megjithatë, Vesiç tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nuk e pranon fajin për incidentin, por se po tërhiqet si “njeri i përgjegjshëm”.
Së paku 14 njerëz humbën jetë si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në qytetin verior të Serbisë të premten. Tre njerëz u lënduan dhe ende janë në gjendje të rëndë.
“Nuk mund ta pranoj fajin për vdekjen e 14 personave, sepse as unë dhe as personat që punojnë me mua nuk kemi as më të voglën përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi”, tha Vesiç.
Vesiç tha se si ministër “nuk ka miratuar asnjë akt që mund të ketë ndikim në rezultatin e projektit” të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Ai i bëri thirrje prokurorisë të përcaktojë se kush e ka përgjegjësinë për vdekjen e 14 personave.
Vesiç tha se dorëheqjen ia ka ofruar kryeministrit të vendit Millosh Vuçeviç në të njëjtën ditë kur ka ndodhur aksidenti dhe se synimin ia ka komunikuar edhe presidentit Aleksandër Vuçiç.
Qindra njerëz u mblodhën të dielën para Ministrisë së Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, ku kërkuan dorëheqjen Vesiçit dhe llogaridhënie nga Qeveria për incidentin në Novi Sad.
Nuk dihen ende arsyet e shembjes së mbulesës së betonit të Stacionit Hekurudhor.
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad tha se i ka dëgjuar dëshmitë e 40 njerëzve deri më 3 nëntor, duke përfshirë ministrin Vesiq dhe ata që janë përgjegjës për "Hekurudhat e Serbisë" dhe "Infrastrukturën e Hekurudhave të Serbisë", si dhe ata që janë përgjegjës për kryerjen e punëve.
Presidenti serb Vuçiç tha të hënën se është "i sigurt" se autoritetet kompetente shtetërore do ta gjejnë se kush është përgjegjës për tragjedinë.
Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.
Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.
Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.
Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez./ VOA
Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e god...
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën...
Fermerët amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike në...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar ...
Në zgjedhjet presidenciale amerikane, një vëmendje e posaç...
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat s...
Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë t...
Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë buro...
Katër persona janë plagosur pas një sherri mes gjimnazistë...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghae...
Turqia ka shkarkuar tre kryetarë në rajonin juglindor me s...
Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkua...
Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e...
Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu...
Tetë nga 11 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Meksikës kanë...
Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës janë goditur me baltë dhe...
Donald Trump dhe Kamala Harris po japin mesazhet e tyre pë...
Moldavët po votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhj...
Kemi Badenoch ka thënë se do t’i tregojë “të vërteta të hi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...