Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP-së) ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duke i akuzuar për ndërhyrje në hetimet e gjykatës. Ajo i ka quajtur sulmet ndaj gjykatës si “të tmerrshme”.
“Gjykata po kërcënohet me sanksione ekonomike të ashpra nga një anëtar i përhershëm të Këshillit të Sigurimit sikur gjykata të ishte një organizatë terroriste”, tha gjyqtarja Tomoko Akane gjatë fjalimit në takimin vjetor të këtij institucioni, të hënën.
Zonja Akane i referohej vërejtjeve të bëra nga senatori amerikan Lindsey Graham, partia republikane e të cilit do të kontrollojë të dy dhomat e Kongresit në janari. Senatori Graham e krahasoj gjykatën me një “shaka të rrezikshme” dhe i kërkoi Kongresit të vinte sanksione ndaj prokurorit të saj. “Kam një mesazh për aleatët, për Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë, Francën, nëse përpiqeni të ndihmoni Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ne do t'ju vëmë sanksione”, tha Senatori Graham gjatë një interviste për rrjetin amerikan ‘Fox News’.
Senatori Graham u zemërua nga njoftimi i muajit të kaluar se gjyqtarët kishin pranuar një kërkesë nga kryeprokurori i gjykatës Karim Khan për të lëshuar urdhër-arreste për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe për shefin ushtarak të Hamasit për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën 14 mujore në Gazë.
Kjo shënon herën e parë që gjykata globale e drejtësisë lëshon urdhër arrest për udhëheqësin e një aleati të rëndësishëm perëndimor.
Sfidat e GJNP-së me urdhrat për arrestimin e udhëheqësve
Kërcënimet e Senatorit Graham nuk shihen si fjalë boshe.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, gjatë mandatit të parë, sanksionoi prokurorin e mëparshëm të gjykatës, Fatou Bensouda, me një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të pasurive për shkak të hetimit të trupave amerikane dhe zyrtarëve të inteligjencës në Afganistan.
Kryetarja e Gjykatës Akane, u shpreh ashpër edhe për Rusinë. “Disa zyrtarë të zgjedhur po përballen me urdhër-arreste nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit”, tha ajo. Moska lëshoi urdhër arrest për kryeprokurorin e gjykatës Khan dhe të tjerë në përgjigje të hetimit ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
Asambleja e Shteteve, e cila përfaqëson 124 vendet anëtare të GJNP-së, do të mbajë konferencën e saj të 23-të për të zgjedhur anëtarët e komitetit dhe për të miratuar buxhetin e gjykatës.
GJNP u krijua në vitin 2002 për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për krime e luftës, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit. Gjykata përfshihet vetëm kur kombet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë t'i ndjekin penalisht këto krime në territorin e tyre. Deri më sot, 124 vende kanë nënshkruar Statutin e Romës, i cili krijoi gjykatën. Izraeli, Rusia dhe Kina nuk e kanë nënshkruar Statutin e Romës.
GJNP nuk ka forcë zbatuese dhe mbështetet në shtetet anëtare për të ekzekutuar urdhër-arrestet.
Vendimi për të lëshuar urdhra të tillë për Kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, është denoncuar nga kritikët e gjykatës. Vendimi ka marrë mbështetje të rezervuar nga shumë prej mbështetësve të saj, një dallim i madh me mbështetjen e fuqishme që u dha vitin e kaluar për urdhër-arrestin kundër Presidentit rus Putin për krimet e luftës në Ukrainë.
Presidenti Joe Biden i quajti urdhrat e arrestit për zotin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes “ofendues” dhe u zotua të mbështesë Izraelin. Një vit më parë, Presidenti Biden e quajti urdhër-arrestin për Presidentin Putin “të justifikuar” dhe tha se Presidenti rus kishte kryer krime lufte. Shtetet e Bashkuara nuk janë vend anëtar i GJNP-së.
Franca tha se do të “respektonte detyrimet e saj”, por do të duhej të shqyrtonte imunitetin e mundshëm të zotit Netanyahu. Kur u shpall urdhri për Presidentin Putin, Franca tha se do t'i japë “mbështetjen e saj punës thelbësore” të gjykatës.
Austria dhe Italia nuk u pajtuan me urdhrat e arrestit, por thanë se do t’i zbatojnë ato. Gjermania tha se do ta studionte vendimin. Anëtarja e Gjykatës Hungaria ka thënë se do të qëndrojë me Izraelin në vend të gjykatës.
Ekspertja e sigurisë globale, Janina Dill, shprehu shqetësim se përgjigje të tilla mund të minojnë përpjekjet për drejtësinë globale. “Kjo me të vërtetë ka potencialin të dëmtojë jo vetëm gjykatën, por ligjin ndërkombëtar”, tha ajo për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.
Milena Sterio, eksperte në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Klivlendit, i tha agencisë ‘Associated Press’ se sanksionet kundër gjykatës mund të prekin një numër njerëzish që kontribuojnë në punën e gjykatës, siç është avokatja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amal Clooney. Zonja Clooney e këshilloi prokurorin aktual për kërkesën e tij për urdhër-arrestet për Kryeministrin Netanyahu dhe të tjerët.
“Sanksionet janë një barrë e madhe”, tha zonja Sterio.
Përveç takimit në Hagë janë edhe trysnitë e brendshme me të cilat përballet kryeprokurori Khan. Në tetor, “Associated Press” njoftoi se kryeprokurori 54-vjeçar britanik po përballet me akuzat se ai u përpoq të detyronte një këshilltare femër të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Dy bashkëpunëtorë, të cilëve gruaja ua tregoi në mirëbesim ngjarjen, e raportuan sjelljen e tij në muajin maj te mbikëqyrësi i pavarur i gjykatës. Gjykata thotë se e intervistoi gruan dhe i dha fund hetimit pas pesë ditësh, kur ajo vendosi të mos bënte një ankese zyrtare. Kryeprokurori Khan nuk u mor në pyetje. Ai i ka mohuar pretendimet.
Asambleja e Shteteve ka njoftuar se do të nisë një hetim të jashtëm për akuzat. Nuk është e qartë nëse hetimi do të trajtohet gjatë takimit.
Kryeprokurori Khan e mori fjalën pas Gjyqtares Akane. Ai nuk i trajtoi drejtpërdrejt akuzat ndaj tij apo kërcënimet ndaj gjykatës, përveçse tha se institucioni po përballej me “sfida të paprecedenta”.
Ai theksoi kërkesën e fundit të zyrës së tij për një urdhër-arresti kundër kreut të qeverisë ushtarake të Mianmarit dhe tha se planifikonte të kërkonte urdhër-arreste në lidhje me Afganistanin dhe Sudanin, në muajt e ardhshëm.
Në fund të javës së kaluar, gjashtë vende, duke përfshirë Francën, Luksemburgun dhe Meksikën, i kërkuan zyrës së kryeprokurorit Khan të shqyrtonte krimet e mundshme në Afganistan që kur talebanët morën kontrollin në vitin 2021. Ndërsa zoti Khan nuk është i detyruar të hapë një hetim në përgjigje të një kërkese të tillë, historikisht prokurorët e gjykatës i kanë marrë parasysh kërkesat e tilla.
Gjykata, e cila është përballur prej kohësh me akuza për mosefektshmëri, nuk ka në plan ndonjë gjykim me përjashtim të dy proceseve që pritet të marrin fund në dhjetor. Ndërsa ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh muajt e fundit, shumë të pandehur të profilit të lartë mbeten të lirë.
Shtetet anëtare nuk veprojnë gjithmonë. Mongolia refuzoi të arrestonte Presidentin Putin kur ai kreu një vizitë në shtator. Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, kërkohet nga GJNP-ja për akuza në lidhje me konfliktin në Darfur, por vendi i tij ka refuzuar ta dorëzojë atë. Javën e kaluar, Kryeprokurori Khan kërkoi një urdhër arrest për kreun e regjimit ushtarak të Mianmarit, gjeneralin e lartë Min Aung Hlaing, për sulme kundër pakicës myslimane të vendit, Rohinga. Gjyqtarët ende nuk kanë vendosur për këtë kërkesë.
Ekspertja për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Klivlendit Milena Sterio tha “është shumë e vështirë të arsyetosh ekzistencën e gjykatës”./ VOA
Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serb...
Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evrop...
Qindra luftëtarë nga grupet e armatosura irakiane që mbësh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz vizitoi të hënën Ukrain...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, p...
Policia belge ka arrestuar mëngjesin e kësaj të hëne gjash...
Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar edhe një p...
Në Rodos dhe Lemnos është shpallur gjendja e jashtëzakonsh...
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thë...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka kërc...
Irani ka thënë të hënën se planifikon t’i mbajë "këshillta...
Një ngjarje e qëllimshme ka ndodhur në Kumanovë. Biznesit ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar një buxhet rekor...
A do të detyrojë Trump Ukrainën dhe Rusinë për një armëpus...
Brazili ia dorëzoi presidencën e G20 Afrikës së Jugut. Luf...
Partia Socialdemokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, ...
Të dielën vonë në mbrëmje me orën lokale, presidenti ameri...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjed...
Autoritetet në Kosovë thanë se po normalizohet furnizimi m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...