Gjermania, masa shtesë për "Euro 2024"/ Kontrolle të imtësishme në kufi
Gjermania po planifikon të vendosë kontrolle të përkoh...

Bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës, ku njerëzit janë duke u përballur me uri, përbën fyerje morale, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përgjatë një vizite në pikëkalimin në Rafah, të shtunën.
Ai ka thënë se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë.
Ai u ka thënë gazetarëve se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të mundësuar depërtimin e ndihmave në brendësi të Gazës.
“Prej kësaj pike kufitare ne e shohim situatën zemërthyese. Një rend i gjatë me kamionë të bllokuar në njërën anë të kufirit, një rend i gjatë i njerëzve të uritur në anën tjetër”, ka thënë ai.
“Kjo është më shumë sesa tragjike, është fyerje morale”.
Guterres e ka zhvilluar këtë vizitë teksa Izraeli përballet me presion global për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë, rajon që është shkatërruar pas më shumë se pesë muajve luftë në mes të Izraelit dhe Hamasit.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Izraeli është duke kërcënuar me nisjen e një operacioni ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shumë afër kufirit me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër një sulmi të tillë.
Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë duke u strehuar në dhe rreth qytetit Rafah.
Grupet për ndihma kanë paralajmëruar për uri të thellë në Gazë, në rast se nuk lëshohen ndihmat.
Teksa janë zbehur shpresat për arritje të armëpushimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe pas përkeqësimit të situatës humanitare, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende tjera kanë nisur të lëshojnë ndihma prej ajrit në Gazë.
Megjithatë, grupet për ndihma vlerësojnë se palestinezet e kanë pranuar vetëm një të pestën e ndihmës që u duhet.
Ushtria izraelite e ka nisur ofensivën tokësore dhe ajrore në Gazë, pas militantët e Hamasit i kanë vrarë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar, si dhe i kanë marrë rreth 240 pengje.
Autoritetet shëndetësorë në Gazë kanë thënë që më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë qysh prej nisjes së ofensivës./REL
Gjermania po planifikon të vendosë kontrolle të përkoh...
Pas sulmit të mbrëmjes së djeshme, presidenti rus, Vla...
Zyrtarët koreano-veriorë dhe ata kinezë janë takuar këtë j...
Andrey Vorobyev, guvernatori i rajonit të Moskës, thot...
Një nga sulmet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit në R...
Katër agresorët, të cilët u arrestuan në rajonin e Bry...
Katër persona të përfshirë në sulmin në sallën e koncertev...
Ka shkuar në mbi 60 numri i viktimave nga sulmi terrorist ...
Mbreti Charles III është "shumë krenar për Kate Middle...
Mund të duket e çuditshme për një besimtare myslimane ...
Të paktën 60 persona u vranë kur persona të armatosur sulm...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia ...
Rreth 40 persona janë vrarë pasi sulmit në sallën e ko...
Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka dis...
Mediat e huaja kanë publikuar momentin ku personat e armat...
John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, s...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka reag...
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, në një videomesazh, k...
Para vendimit të NATO-së për të ndërhyrë ndaj forcave serb...
Tre persona kanë qëlluar me armë zjarri në Crocus City Hal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...