Osmani reagon kundër zgjedhjes së Deliqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anët...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se aleanca ushtarake perëndimore ka si detyrë të përbashkët të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, si dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.
Duke folur në një kamp veror në vendin e tij të lindjes, Norvegji, zoti Stoltenberg tha se aleanca ka përgjegjësinë morale që të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj që ndodhen nën agresionin rus.
“Po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Stoltenberg, sipas një njoftimi të NATO-s. "Nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj", shtoi ai.
Zoti Stoltenberg tha se bota do të jetë një vend më i rrezikshëm nëse Presidenti rus Vladimir Putin merr atë që dëshiron përmes përdorimit të forcës ushtarake.
"Nëse Rusia fiton këtë luftë, për (Putinin) do të ishte pohim se dhuna funksionon. Pastaj radha mund të jetë e vendeve të tjera fqinje", tha ai.
Ushtria e Ukrainës njoftoi të enjten se forcat ruse po bombardonin zona të shumta në Ukrainë, përfshirë ato rreth Karkivit, Slovianskut dhe Çernihivit.
Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se forcat ukrainase po përdorin raketa dhe sulme me artileri kundër fortesave ruse ushtarake, personelit, bazave të mbështetjes logjistike dhe depove të tyre të municioneve. Në deklaratën e ministrisë thuhej se sulme të tilla ka të ngjarë të kenë një ndikim të madh në përpjekjet e Rusisë për të rifurnizuar dhe mbështetur forcat e saj ushtarake.
Të mërkurën në mbrëmje ministrat e jashtëm të vendeve të G7 lëshuan një deklaratë ku thuhej se po kërkojnë mënyra për të parandaluar Rusinë që të përfitojë nga agresioni i saj në Ukrainë si dhe që të kufizojnë aftësinë e Moskës për të zhvilluar luftë.
Duke vënë në dukje përpjekjet për të hequr gradualisht dorë nga përdorimi i burimeve ruse të energjisë, ministrat thanë se synojnë të ndërmarrin hapa për të reduktuar sasinë e parave që Rusia siguron nga eksporti i energjisë. Po kështu përpjekjet do të përqëndrohen në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë si dhe në parandalimin e ndikimit negativ tek vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.
Në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u tha gazetarëve të mërkurën se aktualisht organizata po shqyrton mënyra për të lehtësuar krizën globale të energjisë të shkaktuar nga lufta. VOA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anët...
Irani tha se ka arrestuar 10 militantë, që dyshohet se...
Edhe tri anije të mbushura me drithëra do të largohen nga ...
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Mari...
Nga ‘Zëri i Zotit’ tek ‘Arma e Nxehtësisë’, më poshtë ...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr...
Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit ...
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...
Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një...
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...