Tajlandë/ Ritet kërkesa për oriz për shkak të luftës në Ukrainë
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...

Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, zgjerimi më domethënës i aleancës me 30 anëtarë që nga vitet 1990, ndërsa ajo përballet me pasojat e agresionit rus në Ukrainë.
Senati prej 100 anëtarësh pritet ta miratojë me lehtësi masën ndërsa kërkohet shumica e dy të tretave, ose 67 vota të nevojshme për të mbështetur ratifikimin e dokumenteve të pranimit në NATO të të dy vendeve.
Shumica e demokratëve dhe republikanëve kanë shprehur mbështetje të fortë për zgjerimin. Muajin e kaluar, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbështeti ratifikimin gjatë një votimi me zë, ku vetëm një nga 22 anëtarët nuk u prononcua.
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ftoi ambasadorët dhe diplomatët e tjerë të dy vendeve në Uashington, për ta ndjekur debatin dhe votimin.
“Votimi për NATO-n është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë amerikane në mbarë botën. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forcojë edhe më tej NATO-n dhe kjo është edhe më urgjente duke patur parasysh agresionin rus”, tha zoti Schumer në fjalën e hapjes para Senatit të mërkurën.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dy vendet kundër anëtarësimit në aleancë.
30 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan muajin e kaluar protokollin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë, duke i lejuar ato vende të bashkohen me aleancën e cila ka armë bërthamore, sapo anëtarët e saj ta ratifikojnë vendimin.
Në atë pikë, Helsinki dhe Stokholmi ishin në gjendje të merrnin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kanë qasje më të madhe mbi të dhënat e zbulimit, por nuk mbrohen nga Neni 5 i aleancës që thotë se një sulm ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve.
Aderimi duhet të ratifikohet nga parlamentet e të 30 vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përpara se Finlanda dhe Suedia të mbrohen nga Neni 5 i aleancës. Ratifikimi mund të zgjasë deri në një vit. VOA
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...
Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën p...
Departamenti amerikan i shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 2 gusht...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe p...
Uashingtoni vendosi të martën një raund të ri sanksion...
Presidenti Joe Biden tha se një sulm amerikan me raketë gj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...