Arratiset nga Rusia ish-komandanti i organizatës Wagner, kërkon azil në Norvegji
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luf...

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi afër kufirit midis Ukrainës dhe Polonisë të martën dhe zhvilloi takimin e parë sy më sy me homologun e tij ukrainas.Ky takim vë në pah lidhjet në rritje midis dy ushtrive dhe vjen në një kohë kritike pak para se pushtimi rus i Ukrainës të shënojë njëvjetorin.
Gjenerali Milley zhvilloi një takim disa orësh me shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, në një lokacion të pazbuluar në juglindje të Polonisë. Dy liderët kanë biseduar shpesh për nevojat e ushtrisë ukrainase dhe për situatën në fushëbetejë, por nuk ishin takuar asnjëherë sy më sy.
Takimi vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar po intensifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën, përfshirë edhe trajnimin e ushtarëve ukrainas nga SHBA-ja dhe dhënien e raketave Patriot, tankeve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe sistemeve të tjera të armëve nga SHBA-ja, shtetet evropiane dhe shtetet e tjera.
Po ashtu, lufta në Ukrainë gjendet në një moment kritik. Forcat ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut, ku forcat ruse – së bashku me mijëra mercenarë të grupit Vagner – po tentojnë që të ndryshojnë rrjedhën e luftës, pas disa muajsh ngecje të Rusisë në fushëbetejë.
Zëdhënësi i gjeneralit Milley, koloneli Dave Butler, tha për gazetarët se gjenerali amerikan u takua me homologun ukrainas, pasi e ndjeu se ishte e nevojshme që të takoheshin fizikisht.“Këta persona kanë folur në baza të rregullta për një vit dhe tani e kanë rastin që të njihen personalisht. Ata kanë biseduar në detaje për mbrojtjen që Ukraina po tenton të bëjë kundër agresionit të Rusisë”, tha Butler.
Butler tha se ka pasur shpresë që Zaluzhnyi do të udhëtonte për në Bruksel për një takim me NATO-n dhe shefat e tjerë të mbrojtjes gjatë kësaj jave, por të hënën u bë e qartë se ky udhëtim nuk do të ndodhte, prandaj takimi i shefave të ushtrisë së dy shteteve u zhvillua në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.
Përderisa një numër i liderëve amerikanë kanë shkuar në Ukrainë, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka bërë të qartë se asnjë pjesëtar i personelit të uniformuar të ushtrisë nuk do të shkojë brenda territorit të Ukrainës. Butler tregoi se Milley dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë shkuan në vendin ku u mbajt takimi me një veturë.
Ai shtoi se ky takim do t’i mundësojë Milley që të kuptojë shqetësimet e Zaluzhnyit dhe të informojë më pas liderët ushtarakë gjatë takimit të shefave të NATO-s.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Pas disa muajsh humbjesh në fushëbetejë, Rusia së fundmi pretendoi se ka marrë kontrollin e qytetit të minierave, Soledar. Megjithatë, Ukraina ka thënë se luftimet në këtë qytet, që gjendet në lindje të shtetit, po vazhdojnë./ Rel
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luf...
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Ministri i jashtëm britanik James Cleverly do të inkurajoj...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
Ndërsa lufta në Ukrainë po e dominon skenën ndërkombëtare,...
Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armë...
Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të...
Ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të avancojnë në So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...