Lufthansa rrit pagat për personelin në aeroporte/ Shmanget greva
Sindikata Verdi dhe koncerni Lufthansa, shoqëria më e madh...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu bashkua ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Kinës në një takim të premten me diplomatë të lartë nga Azia Juglindore, në një kohë kur fuqitë globale janë të përçara nga tensionet.
Samiti i Azisë Lindore, i takimeve të vazhdueshme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në kryeqytetin e Kamboxhias, është forumi ku për herë të parë tre liderët marrin pjesë.
Shoqatën e Kombeve të Azisë Lindore e përbëjnë: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda, Brunei, Birmania, Kamboxhia, Laosi dhe Vietnami.
Samiti i Azisë Lindore përfshin liderët e këtyre dhjetë vendeve, si dhe të Australisë, Indisë, Kinës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Rusisë, Japonisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burg basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge, në një çështje të ngarkuar politikisht mes antagonizmave mbi pushtimin rus të Ukrainës.
Kina, ndërkohë, ka shfaqur zemërim për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi këtë javë në Tajvan – një ishull vetëqeverisës që Pekini e pretendon si të tijin – dhe si kundërpërgjigje nisi stërvitjet ushtarake për demonstrimin e forcës.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, përshëndeti ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov në sallën e takimit.
Blinken, i cili hyri i fundit në takim nuk u përshëndet me Lavrovin, teksa zuri vendin e tij disa karrige më larg, ose nga Wang i cili ishte ulur edhe më larg në të njëjtën tavolinë si Lavrov.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Blinken nuk kishte në plan të takohej kokë më kokë me asnjërin prej tyre gjatë rrjedhës së takimeve.
Të enjten, Kina anuloi një takim të ministrave të jashtëm me Japoninë për të protestuar ndaj një deklarate të Grupit të shtatë vendeve që thoshte se nuk kishte asnjë justifikim për stërvitjet ushtarake të Pekinit, të cilat praktikisht rrethojnë Tajvanin.
"Japonia, së bashku me anëtarët e tjerë të G7 dhe BE-së, bënë një deklaratë të papërgjegjshme duke akuzuar Kinën dhe duke ngatërruar të drejtën me të gabuarën", tha në Pekin zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.
Kur ministri i Jashtëm i Japonisë, Hayashi Yoshimasa filloi të fliste të premten në Samitin e Azisë Lindore, Lavrov dhe Wang u larguan nga dhoma, sipas një diplomati në dhomë, i cili foli në kushte anonimiteti.
Kryesuesi i Samitit të Azisë Lindore, ministri i Jashtëm kamboxhian, Prak Sokhonn, hapi bisedimet duke thënë se shpresonte që të gjithë delegatët ta përdornin forumin si një "mjet angazhimi dhe komunikimi" me njëri-tjetrin.
"Çdo vit ne kemi grupin tonë të sfidave për të adresuar, por më duhet të them se kurrë më parë, jo si këtë vit, nuk jemi përballur me kaq shumë rreziqe në të njëjtën kohë", tha ai para mediave, para se të niste takimi me dyer të mbyllura./REL
Sindikata Verdi dhe koncerni Lufthansa, shoqëria më e madh...
Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se R...
Vazhdimi i funksionimit të tri termocentraleve të mbet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anët...
Irani tha se ka arrestuar 10 militantë, që dyshohet se...
Edhe tri anije të mbushura me drithëra do të largohen nga ...
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Mari...
Nga ‘Zëri i Zotit’ tek ‘Arma e Nxehtësisë’, më poshtë ...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr...
Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit ...
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...
Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një...
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...