Myslimanët festojnë Kurban Bajramin mes rritjes së çmimeve të ushqimeve
Miliona myslimanë anembanë globit festuan Kurban Bajra...

Qindra aktivistë protestuan në kryeqytetin amerikan Uashington në mbështetje të së drejtës së abortit dhe për t’i kërkuar qeverisë federale që të veprojë menjëherë për ta siguruar këtë të drejtë të grave. Presidenti Joe Biden nënshkroi këtë javë një urdhër-ekzekutiv për të lehtësuar qasjen e grave te shërbimet që mundësojnë ndërprerjen e një shtatzënie të padëshiruar.
Qindra aktivistë për të drejtën e abortit u mblodhën në Uashington për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi të drejtën e abortit të vendosur gjatë çështjes Roe kundër Wade dekada më parë. Protestuesit u bënë thirrje ligjvënësve që të veprojnë.
“Kërkojmë që qeveria federale të bëjë diçka që ta legalizojë abortin që tani. Nuk mjafton që të presim deri në nëntor”, thotë aktivistja Chantelle Piper, duke iu referuar zgjedhjeve për Kongresin, në të cilat demokratët shpresojnë të mobilizojnë votuesit me këtë çështje.
Protestuesit mbanin parulla dhe bënin thirrje ndërsa prisnin për mbajtjen e fjalimeve nga një radhë e gjatë folësish. Protesta kulmoi me një marshim përmes kryeqytetit amerikan dhe drejt Shtëpisë së Bardhë.
“Të them të drejtën ndihem e shkurajuar, për një sërë arsyesh. Hapi i ardhshëm është që ta vazhdojmë luftën, të vazhdojmë ta ngremë zërin, pasi e meritojmë të dëgjohemi”, thotë aktivistja Jessica Gibson-Spencer.
Protesta, e organizuar nga organizata e grave “Women’s March”, synoi gjithashtu të shtojë trysninë ndaj Presidentit Joe Biden për të ndërmarrë hapa ekzekutivë për të mbrojtur të drejtën e abortit.
“Nuk ishte një rastësi, ishte e planifikuar. Ky ishte plani. Dhe tani ne nuk do të heshtim. Të gjithë e dimë që kemi zë të fortë. Do të luftojmë dhe nuk do të lejojmë të na vënë nën kontroll”, thotë drejtorja ekzekutive e organizatës “Women’s March”, Rachel O’Leary Carmona.
Vetëm një ditë më parë, Presidenti Biden u shpreh se rrëzimi i së drejtës nga Gjykata e Lartë ishte një formë e dhimbshme e ushtrimit të pushtetit politik. Ai nënshkroi një urdhër-ekzekutiv të premten për të lehtësuar qasjen e grave te shërbimet për të ndërprerë shtatzëninë.
Urdhri-ekzekutiv udhëzon departamentin e shëndetësisë që të zgjerojë qasjen për gratë që të abortojnë nëpërmjet ilaçeve, si dhe të sigurojë që gratë të kenë qasje te shërbimet e urgjencave, ato të planifikimit familjar dhe kontraceptivët. Urdhri gjithashtu parashikon mbrojtje për doktorët, gratë që udhëtojnë për të abortuar dhe klinikat e lëvizshme të abortit përgjatë kufijve të shteteve.
Vendimi i Gjykatës së Lartë ua riktheu shteteve të drejtën për ta shpallur abortin të paligjshëm. Për rrjedhojë, gratë me shtatzëni të padëshiruar duhet të vendosin nëse do të udhëtojnë drejt një shteti tjetër amerikan ku procedura vazhdon të jetë e ligjshme, të blejnë në internet ilaçe për të abortuar, ose të kryejnë një abort të rrezikshëm në rrethana të jashtëligjshme./ VOA
Miliona myslimanë anembanë globit festuan Kurban Bajra...
Qeveria e Dritan Abazoviçit nuk e ka më mbështetjen e ...
“Qytetarëve në lokale t’u ofrohet ujë nga çezma”. Mund...
Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohe...
19 vetë kanë humbur jetën kur persona të armatosur hap...
Në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të prem...
Të paktën 55 persona janë plagosur në protestën e dhun...
Kryeqyteti i Sri Lankës është përfshirë nga protestat ...
Shkolla numër 66 ishte krenaria e Mariupolit, pas një ...
Mijëra protestues në kryeqytetin të Sri Lankës, Kolomb...
Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejt...
Disa javë më parë, e gjithë bota u trondit nga skandal...
Kupa e Botës e këtij viti do të zhvillohet në Katar ng...
Një 78-vjeçar ndërroi jetë gjatë natës pasi u sulmua p...
Roma është përfshirë nga flakët, për herë të katërt br...
Ish-kampioni i botës dhe i Europës në peshën e rëndë, ...
Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe ...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shkarkoi sot am...
Një ministër i kabinetit britanik, i supozuar se do të...
Një autokolonë me trupin e ish-kryeministrit Shinzo Ab...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...