web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA po gabon me Serbinë/ Marrëveshja e fundit do të krijojë në Kosovë një tjetër “Republika Spska”

20 Shkurt 2023, 08:22, Kosova & Bota CNA

SHBA po gabon me Serbinë/ Marrëveshja e fundit do të krijojë

Mesazhi që dha Departamenti amerikan i Shtetit më 15 shkurt, Festën Kombëtare të Serbisë, përfshinte ndër të tjera këtë paragraf: “Jemi të kënaqur që të dyja vendet tona nënshkruan së fundmi një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar pozicione ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ky program unik, do të nxisë jo vetëm një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tanë të politikës së jashtme, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme”. Kjo deklaratë erdhi pas mbështetjes që i dha Uashingtoni ambicieve të Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, dhe lutjes që Serbia të mbështesë Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus.

Por ku nga çon kjo qasje? Serbia nuk është një vend aleat i SHBA-së. Ajo nuk është as anëtare e NATO-s apo ndonjë aleate e madhe që nuk i përket aleancës veri-atlantike, dhe ndjek politikën e neutralitetit ushtarak. Ajo nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Në fakt, Beogradi është kryesisht shumë larg përafrimit me politikat e jashtme të BE-së, edhe pse ka premtuar se do t’i respektojë këto të fundit. Por Departamenti i Shtetit ka vendosur se mund ta bindë Beogradin të rreshtohet me Perëndimin.

Dhe po e bën këtë duke i ofruar jo pak gjëra të mira. Kështu, SHBA-ja po e mbështet nismën e Beogradit “Ballkani i Hapur”, i cili synon heqjen e barrierave kufitare midis Serbisë dhe popullatës serbe në vendet fqinje. Po ashtu, Uashingtoni po e mbështet propozimin e Beogradit për të ndarë qeverisjen e popullatës me shumicë serbe të Kosovës nga autoriteti i Prishtinës përmes krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

SHBA po gabon me Serbinë/ Marrëveshja e fundit do të krijojë

Kjo do të krijojë de fakto një tjetër “Republika Srpska”. Republika Srpska e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë autoritetin e gjykatave të Sarajevës. Të njëjtën gjë mund ta presim edhe në Kosovë, nëse Asociacioni formohet me kompetencat ekzekutive që kërkon Beogradi.

Një diplomaci e shëmtuar

Fatkeqësisht, ka më shumë sjellje të palogjikshme të qasjen aktuale të amerikanëve ndaj Serbisë. Uashingtoni thotë se po e mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Ai synon “normalizimin” e marrëdhënieve midis tyre.

Por pasja e oficerëve të shërbimit të jashtëm serb në Departamentin e Shtetit, ndërkohë që vazhdon dialogu në Bruksel do të ngjallë në Kosovë dyshime të kuptueshme. Oficerë të tillë ndërlidhës, mësojnë shumë rreth funksioneve të brendshme të diplomacisë amerikane.

Edhe nëse caktohen në role larg Byrosë Europiane, sinjali që po dërgon Uashingtoni është i qartë: në këtë dialog ne favorizojmë perspektivën e Serbisë. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë lëvizje të këndshme, është që e njëjta gjë t’i ofrohet Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Festës së saj të Pavarësisë.

Animi i dukshëm i amerikanëve ndaj Beogradit është një diplomaci e shëmtuar. Pasi favorizon palën më pak miqësore ndërsa e zhgënjen palën më miqësore ndaj SHBA-së. Uashingtoni pret që favoret e tij ndaj Beogradit t’i kthehen në një të ardhme të pacaktuar, ndërsa kërkon që Prishtina të pajtohet që tani me nismën “Open Balkans” dhe krijimin e Asociacioni të Komunave Serbe në Kosovë.

Në këto kushte, Beogradi nuk do ta ketë të vështirë të bjerë dakord me “normalizimin”, pasi kjo do të përfshijë vërtetimin e autoritetit të Serbisë mbi popullsinë serbe të Kosovës. Pasi të ndodhë kjo me Kosovën, Serbia do të presë të arrijë të njëjtën gjë në Bosnje dhe Malin e Zi për pakicat serbe atje.

Ndërkohë ajo që Uashingtoni nuk po bën, është dhënia ndaj Kosovës e asaj që dëshiron: njohjen si shtet nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. “Normalizimi” mund të nënkuptojë njohje ndërkombëtare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Është e vështirë të imagjinohet një përfundim më i keq për Prishtinën.

Shënim: Daniel Serwer, profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve si dhe drejtor i Programeve të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.

Përkthyer nga CNA.al





Lajmet e fundit nga