I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë objektiv i dy atentateve gjatë kësaj fushate. Zëri i Amerikës foli me disa pronarë armësh, të cilët, siç njofton korrespondentja Veronica Balderas Iglesias, thonë se atentatet nuk kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre për ligjet e armëve.
Forcat e rendit penguan një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump, duke arrestuar një të dyshuar me armë në një fushë golfi në Florida në fillim të këtij muaji.
Kjo pason një atentat tjetër në një tubim fushate në Pensilvani në korrik, në të cilin u plagos zoti Trump.
Zëri i Amerikës pyeti pronarët e armëve se si po ndikojnë këto atentate në pikëpamjet e tyre mbi kontrollin e armëve në këto zgjedhje. Matthew Gonzales thotë se ishte i tronditur nga sulmet ndaj zotit Trump, por shton se të gjithë amerikanët kanë të drejtë të vetëmbrohen.
“Çdo njeri i keq mund të ketë në dorë një armë. Nuk është e vështirë të sigurohen ato. Gjithmonë do të ndodhë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të keni kujdes për veten tuaj”, thotë ai.
Aktivisit i të drejtave të armëmbajtjes, Nik Clark i tha Zërit të Amerikës se tentativat për vrasje riafirmojnë sesi armët e zjarrit mbrojnë qytetarët e rregullt dhe presidentin.
“Shërbimi Sekret është i armatosur dhe Shërbimi Sekret që mbron presidentin, e pa personin ose e pa armën të drejtuar pranë shkurreve. Nuk është e nevojshme që çdo person të mbajë armë, por nëse do të kishte më shumë njerëz që mbanin armë për vetëmbrojtje, këta kriminelë do të mendonin dy herë para se të vepronin”, thotë ai.
Por shumica e amerikanëve thonë se është shumë e lehtë të blesh një armë dhe mbështesin miratimin e ligjeve më të rrepta mbi rregullat për blerjen e armëve, sipas Qendrës Kërkimore “Pew”.
Çdo njëmbëdhjetë minuta, dikush vdes nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara, thekson studiuesja e çështjeve që lidhen me parandalimin e dhunës me armë, Mallory O'Brien.
“Për të rinjtë e moshave nga 1 deri në 17 vjeç, shkaku kryesor i vdekjes janë armët e zjarrit. Aktualisht kemi nivelin më të lartë të vetëvrasjeve me armë në historinë e vendit tonë”, thotë ajo.
Ajo thotë se kontrolle më të plota të së kaluarës dhe masa të tjera mund të ndihmojnë në pakësimin e dhunës nga armët.
Por bashkëpronarja e një poligoni të qitjes në Viskonsin, Cheryle Rebholz, favorizon zbatimin e ligjeve ekzistuese për armët në vend miratimit të ligjeve të reja.
“Mund t’i shihni armët e zjarrit pas meje. Ato janë objekte të pajetë dhe nuk lëvizin vetë. Ne, pronarët e armëve nuk i përdorim ato për krime. Ne jemi pronarë të përgjegjshëm armësh”, thotë jo.
Autoritetet thonë se arma e përdorur në atentatin e parë ndaj zotit Trump duket se është blerë legalisht.
Ndaj të dyshuarit për atentatin e dytë u ngritën akuza për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit si kriminel i dënuar më parë dhe fshirje të numrit identifikues të armës./ VOA
Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia,...
Së paku 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën ...
Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në raj...
I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, M...
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një periudhë kritike dhe Bashk...
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tr...
Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridë...
Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashku...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Nju Jork m...
Të paktën 44 njerëz kanë humbur jetën pasi “Uragani Helene...
Ushtria izraelite goditi selinë e Hezbollahut në Bejrut të...
Ish-ministri japonez i mbrojtjes Shigeru Ishiba fitoi zgje...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot n...
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e ...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po takohet sot në...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, pritet të bë...
Institutet më të njohura studimore gjermane për ekonom...
Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re b...
Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukr...
Sipas presidentit palestinez Mahmud Abas qeveria palestine...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...