I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Ushtria izraelite goditi selinë e Hezbollahut në Bejrut të premten me një numër sulmesh të mëdha që kishin në shënjestër udhëheqësin e grupit militant, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta apartamentesh. Këto shpërthime të mëdha në kryeqytetin libanez, të shaktuara nga sulmet izraelite, duket se ka gjasa ta çojnë konfliktin më pranë një lufte në shkallë të gjerë. Të paktën gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, tha ministria e shëndetësisë e Libanit. Numri i viktimave pritet të rritet.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte objektivi i sulmeve në selinë e grupit, sipas dy personave të njohur me këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti, duke përfshirë një zyrtar amerikan. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hassan Nasrallahu ndodhej brenda godinës, dhe Hezbollahu ende nuk ka bërë komente për këtë çështje.
Pas sulmeve, kryeministri Benjamin Netanyahu ndërpreu papritur një vizitë në Shtetet e Bashkuara për t'u kthyer në Izrael. Disa orë para sulmit, ai iu drejtua OKB-së, duke u zotuar se fushata e intensifikuar e Izraelit kundër Hezbollahut do të vazhdojë, duke zbehur më tej shpresat për arritjen e një armëpushimi të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.
Lajmi për shpërthimet erdhi ndërsa kryeministri Netanyahu po jepte një konferencë për gazetarët pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Një ndihmës ushtarak i pëshpëriti atij në vesh dhe zoti Netanyahu e përfundoi shpejt konferencën për shtypin.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se sulmet kishin në shënjestër shtabin kryesor të Hezbollahut, duke thënë se ai ndodhej nën tokë poshtë ndërtesave të banimit.
Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve të Libanit, seria e shpërthimeve rreth mbrëmjes ka kthyer në gërmadha gjashtë ndërtesa të larta apartamentesh në Haret Hreik, një lagje me popullsi të dendur, kryesisht shiite në periferi të Bejrutit.
Në një shkallë të paparë në konfliktet e kaluara, Izraeli javën e kaluar filloi përpjekjet për të vrarë udhëheqjen e lartë të Hezbollahut. Por një përpjekje për të vrarë Hassan Nasrallahun, e suksesshme apo jo, do të ishte një përshkallëzim i madh. Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrë asnjë paralajmërim paraprak për sulmet.
Hassan Nasrallah është fshehur prej vitesh, duke u shfaqur shumë rrallë në publik. Ai mban rregullisht fjalime, por gjithmonë me video nga vende të panjohura. Zona e goditur të premten në mbrëmje nuk ishte e njohur publikisht si selia kryesore e Hezbollahut, megjithëse ajo ndodhet në "lagjet e sigurisë" të grupit, një pjesë e mbrojtur mirë e lagjes Haret Hreik, ku grupi militant ka zyra dhe drejton disa spitale aty pranë./ VOA
Ish-ministri japonez i mbrojtjes Shigeru Ishiba fitoi zgje...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot n...
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e ...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po takohet sot në...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, pritet të bë...
Institutet më të njohura studimore gjermane për ekonom...
Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re b...
Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukr...
Sipas presidentit palestinez Mahmud Abas qeveria palestine...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria ...
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me një d...
Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump,...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një s...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian me aleatë kanë b...
Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të munds...
Kina thotë se ka kryer një testim të rrallë të një rakete ...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Nju Jo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...