VIDEO-Dhjetëra pemë të rrëzuara dhe xhama të thyer/ Çfarë la pas stuhia e së martës në Sarandë?
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...

Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proces i koordinuar me kujdes është duke u zhvilluar, për të transferuar pushtetin nga administrata që po largohet tek ajo e re. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Salem Solomon na sjell këndvështrimet e ekspertëve se si qeveria federale po përgatitet për këtë moment kyç në demokracinë amerikane.
Një transferim paqësor i pushtetit - një traditë e qëndrueshme, një premtim solemn dhe një komponent i rëndësishëm i demokracisë amerikane...
Pasi zgjidhet një president amerikan, ka një mori aktivitetesh përpara se ai të bëjë betimin.
Shtatëdhjetë e gjashtë ditë nga zgjedhjet deri në ditën e inaugurimit mund të tingëllojnë si kohë e mjaftueshme, por kalimi nga një administratë në tjetrën nuk është aspak i thjeshtë, thotë Michael Shurkin, i cili ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe tani është drejtor i programeve globale në firmën “14 North Strategies”.
“Duam të sigurohemi që presidenti të ketë sukses. Pra, nëse ata duan të rishikojnë politikat, ne do t'i ndihmojmë ta bëjnë këtë duke u thënë ato që dimë dhe duke u shpjeguar se çfarë po ndodh", thotë ai.
Presidenti i zgjedhur e merr zyrtarisht detyrën më 20 janar, por planifikimi duhet të fillojë shumë më herët, thotë Valerie Smith Boyd me Qendrën për Tranzicionin Presidencial.
“Është një detyrë jashtëzakonisht e madhe dhe gjëja e parë që organizata jonë bën është të nxisë kandidatët presidencialë që ta fillojnë procesin e planifikimit që në pranverën e vitit zgjedhor. Sigurisht që ata kanë një fokus të madh te fitorja e zgjedhjeve, por gjithashtu duhet të krijojnë një organizatë të veçantë që konsideron se si të shqyrtojë qindra mijëra biografi për të përzgjedhur saktësisht njerëzit e duhur, për t'i shndërruar premtimet e tyre politike në veprime”, thotë zonja Boyd.
Plotësimi i posteve qeveritare nuk është punë e vogël. Shumë nga pozicionet kërkojnë konfirmimin e Senatit, ndërsa të tjerat duhet të kalojnë në procesin e certifikatës së sigurisë, duke krijuar kështu një periudhë delikate, thotë ekspertja Boyd.
“E shohim periudhën e tranzicionit si një periudhë delikate për vendin, sepse të emëruarit politikë, udhëheqësit e lartë po largohen nga administrata. Mund të ketë vonesa në futjen e njerëzve të rinj, dhe sigurisht që mund të krijojë disa sfida në komunikim, ose në kuptimin e rregullave dhe përgjegjësive”, thotë zonja Boyd.
Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë të transferimit paqësor të pushtetit që i ka fillesat në vitin 1797, kur George Washington ia dorëzoi presidencën John Adamsit. Në themelet e një transferimi të suksesshëm të pushtetit, thotë zonja Boyd, është komunikimi i qartë dhe efektiv.
“Një transferim paqësor i pushtetit në rastin më të mirë, bëhet me dy ekipe, një që vjen dhe një që largohet. Ata ndajnë informacion dhe bashkëpunojnë nga afër për të mbrojtur vendin dhe botën nga rreziqet shumë serioze”, thotë ajo.
Zoti Shurkin thekson se në fund të fundit, ruajtja e një demokracie të qetë është më e rëndësishme se kush i fiton zgjedhjet.
“Që një demokraci të funksionojë, të gjithë duhet, në një nivel të caktuar, të kuptojnë se për sa kohë që sistemi funksionon, sistemi është disi më i rëndësishëm se ata. Integriteti i sistemit është më i rëndësishëm se nëse kandidati juaj i preferuar i fitoi apo i humbi zgjedhjet. Dhe unë mendoj se kjo ka qenë historikisht një arsye e rëndësishme përse demokracia amerikane ka qenë kaq e qëndrueshme dhe kaq relativisht e suksesshme”, thotë eksperti Shurkin.
Ndërsa vendi përgatitet për inaugurimin e ardhshëm presidencial, procesi i transferimit të pushtetit risjell në vëmendje njerëzit që punojnë larg syve të opinionit publik, të cilët mundësojnë që demokracia të funksionojë./ Voa
Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që...
Media shtetërore libaneze njoftoi se trupat tokësore izrae...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializu...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme dhe S...
Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për viti...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar Guvern...
Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeq...
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prek...
Masakër në qytetin lindor të Kinës, Yixing. Një person ka ...
Elon Musk u takua me ambasadorin e Iranit në OKB një ditë ...
Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesv...
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka la...
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit d...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...