Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të krijojnë një njësi moderne detare me seli në Okinawa, për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit aleat, Japonisë, si dhe të të gjithë rajonit Indo-Paqësor nga kërcënimet në rritje nga Kina. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, thellimi i bashkëpunimit vjen ndërsa Presidenti Joe Biden mirëpret sot Kryeministrin japonez Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.
Kërcënimet në rritje nga Kina i kanë nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë të zgjerojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin ushtarak dhe diplomatik në nivelin më të lartë deri më tani, thonë zyrtarët e lartë amerikanë.
Të enjten, koordinatori për Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se Presidenti Joe Biden është shumë i kënaqur me marrëdhënien e forcuar të Shteteve të Bashkuara me Japoninë dhe do ta mirëpresë sot Kryeministrin Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.
“Japonia i ka shtuar përpjekjet dhe po bashkëvepron me Shtetet e Bashkuara. Investimet tona për aleancën po sjellin përfitime të mëdha dhe ne do ta festojmë këtë nesër”, tha zoti Kirby.
Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken mirëpriti ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Japonisë në Departamentin e Shtetit, ku përshëndeti disa ndryshime madhore në këtë marrëdhënie, me qëllim përballjen me kërcënimin nga Kina në rajonin Indo-Paqësor.
“Mendoj se ajo që shihni në kohë reale është një aleancë që po modernizohet, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po punojnë së bashku për t’u përgatitur për sfidat që po lindin në rajonin Indo-Paqësor dhe më tej”, tha Sekretari Blinken.
I pyetur nëse mendon se është shumë e afërt mundësia e një sulmi kinez ndaj Tajvanit, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ka vërejtur rishtazi sjellje provokative ushtarake nga Kina.
“Dhe sërish, ne mendojmë se po përpiqen të krijojnë një ‘normalitet të ri’. Por nuk mendoj se kjo do të përkthehet në një sulm të afërm”, tha Sekretari Austin.
Më herët këtë javë, forcat japoneze morën pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat britanike, amerikane dhe australiane në afërsi të Tokios. Në manovra u përfshinë njëzet avionë, dhjetëra autoblinda ushtarake, dhe sistemet e raketave të mbrojtjes kundërajrore të Japonisë.
Gjatë vizitës së tij në Britani, Kryeministri Kishida nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Britaninë. Kjo është marrëveshja e parë që Tokio ka me një vend aleat në Evropë. Gjithashtu, Britania, Japonia dhe Italia kanë bashkuar forcat për të prodhuar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë. Prototipi për të cilin po punon tashmë firma britanike BAE Systems njihen me emrin “Tempest”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze reagoi kundër nocionit se Kina përbën një rrezik për sigurinë. Zoti Wang Wenbin foli edhe për thellimin e marrëdhënies SHBA-Japoni.
“Shtetet e Bashkuara dhe Japonia duhet të sigurohen se nuk do të dëmtojnë interesat e një pale të tretë, apo paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha ai.
Sekretari i Shtetit Blinken dhe ai i Mbrojtjes Austin mirëpritën njoftimin rishtazi nga Japonia se do të bëjë rritjen më të madhe të kapaciteteve ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshirë kapacitetin për të bërë kundërsulme ndaj bazave armike.
Në një deklaratë të përbashkët, zyrtarët e lartë amerikanë dhe japonezë shprehen qartazi se Kina është sfida më e madhe strategjike dhe se përbën një kërcënim të pahasur më parë për rendin botëror./ VOA
Avokati i Joe Bidenit tha të enjten se dokumente të tj...
Një gjykatë turke dënoi drejtuesen e Shoqatës Mjekësore të...
Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit...
Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe torna...
Policia në Brazil planifikon të përdorë njohjen e fytyrës ...
Policia gjermane vazhdoi të enjten përpjekjet për të largu...
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi të enjte...
I dërguari i lartë amerikan, Derek Chollet, shprehu të enj...
Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japonez...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...