Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presidenciale në Republikën Çeke, në të cilën po marrin pjesë tetë kandidatë, që shpresojnë të zëvendësojnë presidentin aktual Milos Zeman. Ndonëse prestigjioz, posti i presidentit çek është kryesisht ceremonial. Lirimi nga akuzat për mashtrim financiar ka rritur shanset e ish-kryeministrit Babis për të fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të premten dhe të shtunën.
Mandati i dytë dhe i fundit i Presidentit aktual të Republikës Çeke, Milos Zeman, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimeve të tij pro-ruse dhe pro-kineze, skadon më 8 mars.
Andrej Babis, 68 vjeç, ka qenë një figurë përçarëse në skenën e politikës çeke, duke u përballur me një numër skandalesh. Një gjykatë në Pragë, të hënën e liroi atë nga akuzat për mashtrim financiar që lidhen me keqpërdorimin e subvencioneve të Bashkimit Evropian me vlerë prej 2 milionë dollarësh. Prokuroria mund ta apelojë vendimin e gjykatës.
Ish-kryeministri Babis u deklarua i pafajshëm dhe vazhdimisht ka thënë se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.
"Sigurisht që kjo i dha një nxitje zotit Babis. Mendoj se ai ka qenë nën një presion të madh dhe ky është një lehtësim i madh për të", thotë analisti Ladislav Mrklas nga Instituti CEVRO në Pragë.
Anketat tregojnë se tre kandidatë, përfshirë ish-kryeministrin Babis, janë në garë të ngushtë për presidentin e Republikës Çeke. Një nga rivalët e tij më të fortë është gjenerali në pension Petr Pavel, i cili ka qenë kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
"Avantazhi i tij i madh është përvoja e tij. Ai ka një karrierë të një personi që mund të quhet hero. Ai shpesh flet për vetën në këtë mënyrë, ose të paktën njerëzit përreth tij e bëjnë këtë. Ai ka mbajtur poste të larta në ushtrinë çeke. Ai është çeku i parë në një pozitë kaq të lartë në strukturat e NATO-s, ka patur misione të suksesshme ushtarake, gjatë të cilave është dalluar si hero”, thotë analisti Mrklas.
Kandidatja e tretë kryesore është Danuse Nerudova, e cila ka qenë rektore e Universitetit Mendel në qytetin e dytë më të madh çek, Brno. Ajo ka marrë mbështetje të fortë në sondazhe gjatë fushatës. Së fundmi, ajo pati një rënie të lehtë, por mbështetja për të mund të rritet sërish, pasi një nga kandidatët, udhëheqësi i sindikatave Josef Stredula, u tërhoq nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij të votonin për zonjën Nerudova.
"Mendoj se gjenerali Pavel është aktualisht një kandidat i vërtetë. Danuše Rodová ka humbur pak vrullin dhe mbështetjen në këto javët e fundit dhe ajo do ta ketë të vështirë të rifitojë besimin e votuesve”, thotë analisti Mrklas.
Kushdo që do të marrë presidencën, do të duhet t’i përmbahet angazhimeve të vendit, përfshirë atyre lidhur me luftën në Ukrainë. Në rastin e ish-kryeministrit Babis, kjo mund të jetë e vështirë sepse një pjesë e bazës së votuesve të tij nuk e mbështet qëndrimin e vendit për të ndihmuar Ukrainën.
Por, analisti Mrklas thotë se zoti Babis, nëse zgjidhet, do të japë mbështetjen e tij në prapaskenë, megjithëse, ai ka shfryrtëzuar me mjeshtëri ndjenjat e një pjese të madhe të shoqërisë lidhur me ndihmat për Ukrainën.
"Qeveria çeke para se gjithash duhet të kujdeset për shoqërinë çeke dhe pastaj të ndihmojë Ukrainën. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se nuk do të dëgjojmë ndonjë deklaratë të fortë nga zoti Babis për Ukrainën apo Rusinë. Ai do të vazhdojë të thotë se politika duhet të mbetet e njëjtë, se qeveria çeke duhet të kujdeset shumë më tepër për qytetarët e saj”, thotë analisti çek.
Sondazhet tregojnë se asnjë nga kandidatët e mbetur nuk ka shanse të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve. Dy kandidatët që do të marrin numrin më të madh të votave të premten dhe të shtunën, do të ndeshen pas dy javësh në balotazh./ VOA
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...