Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi të enjten një prokuror të posaçëm për të hetuar se si u gjendën dokumentet e klasifikuara në ish-zyrën në Uashington të Presidentit Joe Biden, si dhe në shtëpinë e tij në Wilmington, Dellauer.
Zoti Garland, që mban detyrën e zyrtarit më të lartë ligjzbatues në qeverinë amerikane, përzgjodhi prokurorin e karrierës Robert Hur, ish-prokuror kryesor federal në shtetin Merilend. Zoti Hur ka shërbyer edhe si zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së presidentit pararendës republikan Donald Trump.
Vendimi i zotit Garland pason caktimin e tij më herët të prokurorit të posaçëm Jack Smith për të bërë një hetim të ngjashëm ndaj zotit Trump. Për disa muaj, ish-presidenti nuk kishte dorëzuar dokumentet e klasifikuara në Administratën për të Dhënat dhe Arkivat Kombëtare, siç parashikohet në legjislacionin amerikan, kur la detyrën dy vite më parë dhe i dërgoi ato në Mar-a-Lago, rezidencën e tij në Florida, ku tashmë edhe banon.
Zoti Garland u tha gazetarëve në Departamentin e Drejtësisë se caktimi i prokurorit të posaçëm Hur “nënvizon për publikun përkushtimin e departamentit si ndaj pavarësisë ashtu edhe llogaridhënies për çështje veçanërisht të ndjeshme”.
Disa zyrtarë republikanë kishin bërë thirrje që zoti Garland të caktonte një prokuror të posaçëm për të hetuar presidentin demokrat.
Kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha në një konferencë për shtyp në Kapitol se “mendoj që Kongresi duhet ta hetojë këtë. Nuk mendoj se ndonjë amerikan beson se drejtësia nuk duhet të jetë njësoj për të gjithë”.
Si prokuror i posaçëm, 49-vjeçari Hur do të ketë më shumë pavarësi se një prokuror i zakonshëm federal, për të hetuar se si janë trajtuar dokumentet e klasifikuara nga zoti Biden kur ai la detyrën e nënpresidentit në fillimet e vitit 2017. Sidoqoftë, prokurori i raporton drejtpërdrejt zotit Garland.
Janë zbuluar dy grupe dokumentesh të klasifikuara të lidhura me zotin Biden. Janë rreth 10 dokumente në Qendrën Penn Biden për Diplomacinë dhe Angazhimin Global, një organizatë kërkimore në Uashington që zoti Biden ndihmoi të krijohej pas tetë vitesh si zëvendës i ish-Presidentit Barack Obama. Një tjetër koleksion u zbulua në shtëpinë e zotit Biden në Wilmington, shumica e tyre, përveç një dokumenti, u gjendën në garazh. Dokumenti tjetër u gjend në një dhomë ngjitur.
Avokatët personalë të Presidentit Biden i dorëzuan menjëherë materialet në Arkivat Kombëtare, që kanë përgjegjësinë për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave presidenciale.
Rasti i Presidentit Biden ka dallim domethënës me hetimin për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-Presidenti Trump. Ai u largua nga Uashingtoni në fillimet e vitit 2021 së bashku me qindra dokumente të klasifikuara, disa prej të cilave rrjedhimisht i dorëzoi pas kërkesave të Arkivave Kombëtare, ndërsa FBI-ja mori dhjetëra të tjera në muajin gusht gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata në zyrën e tij, në një mjedis arkivi dhe dhoma të tjera në Mar-a-Lago.
Zoti Garland emëroi fillimisht zotin John Lausch, një prokuror kryesor në Çikago dhe i emëruar nga Presidenti Trump, për të shqyrtuar dokumentet e zotit Biden. Zoti Garland tha se zoti Lausch kishte rekomanduar një javë më parë që të caktohej një prokuror i posaçëm.
Hetimi i prokurorit të posaçëm Hur do të shqyrtojë nëse “ndonjë person apo entitet ka shkelur ligjin në lidhje me këtë çështje”, tha zoti Garland.
Pas emërimit të zotit Hur, Shtëpia e Bardhë tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetimin.
“Kemi besim se një shqyrtim i hollësishëm do të tregojë se këto dokumente janë vendosur gabimisht, dhe se presidenti dhe avokatët e tij vepruan menjëherë sapo u zbulua ky gabim”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Disa orë përpara emërimit të prokurorit Hur, një këshilltar i posaçëm ligjor i Presidentit Biden, tha se pasi dokumentet e para u gjendën në Qendrën Penn Biden, avokatët e tij kërkuan në të gjitha vendndodhjet e tjera ku mund të ishin dërguar dokumente.
Zoti Sauber njoftoi në një deklaratë se avokatët e zotit Biden bënë kërkime edhe në shtëpinë e tij të pushimit pranë Oqeanit Atlantik në plazhin Rehoboth, në Dellauer, por nuk gjetën gjë.
Zoti Sauber tha se Departamenti i Drejtësisë “u njoftua menjëherë” pasi dokumentet u gjendën në Wilmington dhe se ato iu dorëzuan juristëve të departamentit.
Duke folur me gazetarët të enjten, Presidenti Biden u përpoq të ulë rëndësinë e zbulimeve, me sa duket në përpjekje për të bërë dallimin e rastit të tij me mosmarrëveshjen disamujore mes ish-Presidentit Trump dhe Arkivave Kombëtare për dokumentet e klasifikuara që u transferuan për në Mar-a-Lago./VOA
I dërguari i lartë amerikan, Derek Chollet, shprehu të enj...
Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japonez...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...