Organizata e Veteranëve konfirmon arrestimin e ish-anëtarit të UÇK-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirim...

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Briscoll, u takua me delegacionin rus në Abu Dabi më 25 nëntor, sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në përpjekje për të reduktuar dallimet për një propozim të paqes që administrata Trump ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.
Zyrtarët ukrainas shkuan në Abu Dabi për më shumë bisedime me Briscollin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, raportuan CBS News dhe Financial Times.
Bisedimet vijnë në ditën kur Rusia sërish sulmoi Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur të paktën 13 të tjerë gjatë sulmeve ajrore.
“Të hënën në mbrëmje më 24 nëntor dhe gjatë së martës, sekretari Driscoll dhe ekipi kanë diskutuar me delegacionin rus për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë. Bisedimet po shkojnë mirë dhe ne mbesim optimistë. Sekretari Driscoll është i sinkronizuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë teksa këto bisedime përparojnë”, tha zëdhënësi i Driscollit, Jeff Tolbert.
Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën.
Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë gjatë fundjavës dhe u takuan me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në tentim për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim.
Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pikë, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve.
“Mbrëmjen e kaluar, Rusia nisi një sulm tjetër, në një kohë kur Ukraina, së bashku me Amerikën, Evropën dhe shumë vende të tjera në botë, po punon praktikisht 24 orë në ditë për të ndalur gjakderdhjen. Ende ka shumë rrugë përpara", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit më 25 nëntor me kryeministrin britanik, Starmer.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirim...
Sezoni i skive në Itali është hapur me një rregull të ri g...
"E kujtoj qartë ditën e fundit”, thotë Emerico Maria Lacce...
Shefi i sigurisë së Ukrainës deklaron se shpreson të organ...
Prokuroria e Milanos ka kërkuar një dënim me një vit e tetë ...
Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të U...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 25 nëntor s...
Autori i katërt dhe i fundit i dyshuar i grabitjes spektak...
Reja e hirit e shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit në Eti...
Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-...
Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi kanë rënë nga maja më ...
Me investimin prej 1.9 miliardë eurosh përmes kredisë së p...
Rreth 41% e shpenzimeve publike gjermane bëhet për sigurim...
Një stuhi ekstreme, e vlerësuar si fenomen që ndodh një he...
Ministria e Jashtme në Gjermani ka këshilluar qytetarët e ...
Çdo 10 minuta vitin e kaluar, një grua diku në botë është ...
Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, ka zhvilluar...
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u sulmua gjatë natës, me të p...
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve u hapen këtë të hën...
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...