Debati për AfD-në: Jo më fonde për armiqtë e demokracisë?
Gjermania në janarin e vitit 2024: Partia Alternativa për ...

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, ku është përmendur edhe dinari serb.
Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës e ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve.
Kjo rregullore parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.
Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Në katër komunat me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - valuta serbe përdoret edhe në objektet tregtare.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i ka thënë "Radios Evropa e Lirë", se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, t’i adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit, për të zbutur ndikimin që mund të ketë ai te banorët për të cilët vlen.
“Ne jemi të shqetësuar që rregullorja e miratuar më 27 dhjetor, do të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë. Sipas ligjeve të Kosovës, si dhe në bazë të zotimeve që ka marrë Kosova me Planin e Ahtisarit, Serbia ka të drejtë t’u dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”.
Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.
Në rregulloren e BQK-së është thënë se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë janë e drejtë ekzekutive e saj.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pati thënë se ky vendim i “regjimit të Albin Kurtit” është “vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.
Mes tjerash në reagim, ambasada amerikane ka rikujtuar pse Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Asociacioni është mekanizmi primar, përmes së cilit Serbia do të mund të ofronte ndihmë financiare për institucionet dhe individët, nën kornizën ligjore të Kosovës”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./ REL
Gjermania në janarin e vitit 2024: Partia Alternativa për ...
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, dëshiron që Mbret...
Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë...
Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake ...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publiku...
Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar...
Mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë dol...
Gati 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, n...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të en...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se 21 ushtarë të saj ...
Osman Soyer e ka zyrtarizuar tashmë. "Unë jam përfaqësues ...
Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasoj...
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer su...
Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rreth...
Bashkëpunimi global duhet forcuar për të luftuar trafi...
Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministr...
Disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 16:30 në inc...
Një person që endej rrugëve të Stambollit ka plagosur ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...