
Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmbyer zyrtarë jashtë rajonit të Lindjes së Mesme dhe për t'i mbajtur ata me qëllim ushtrimin e ndikimit, shkaktuan një operacion amerikan gjatë të cilit u vra një prej organizatorëve të dyshuar të komplotit.
Komanda Qendrore amerikane konfirmoi të hënën vdekjen e Abd-al-Hadi Mahmud al-Haji Alit gjatë operacionit në Sirinë veriore, duke e përshkruar atë si drejtuesin që ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Lindjen e Mesme dhe në Europë.
Konfirmimi i vdekjes së tij erdhi disa orë pasi një zyrtar amerikan, duke folur për "Zërin e Amerikës" në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së operacionit, tha se trupi i drejtuesit të lartë ishte gjetur dhe se po i nënshtrohej testit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.
Dy luftëtarë të tjerë u vranë së bashku me të. Sipas komandës amerikane, nuk pati asnjë civil të plagosur dhe forcat amerikane të përfshira në operacion nuk pësuan asnjë dëm.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë opozitare me seli në Londër që monitoron luftën, raportoi se operacioni i forcave amerikane ndodhi para agimit në fshatin Suwayda, pranë qytetit Jarabulus, jo shumë larg kufirit me Turqinë.
Burimet i thanë kësaj organizate se forcat amerikane mbërritën me helikopter në orët e para të mëngjesit, duke filluar luftime të ashpra me luftëtarët e ISIS-it, që përfunduan vetëm pasi forcat amerikane lëshuan dy raketa mbi ndërtesën ku fshihej drejtuesi i ISIS-it.
"Zëri i Amerikës" nuk arriti t’i konfirmojë ngjarjet në mënyrë të pavarur.
"Ne e dimë se ISIS-i ruan dëshirën për të goditur përtej Lindjes së Mesme", tha në një deklaratë të hënën zëdhënësi i Komandës Qendrore, Kolonel Joe Buccino. "Ky operacion u jep një goditje të rëndësishme operacioneve të ISIS-it në rajon, por nuk e eliminon aftësinë e ISIS-it për të kryer operacione".
Njoftimet për komplotin e supozuar për të rrëmbyer zyrtarë në vende të tjera dhe sulmi amerikan për të penguar përpjekje të tilla, vijnë pasi shumica e vlerësimeve perëndimore për organizatën ISIS në Siri dhe Irak, të konsideruara ndonjëherë si bërthama e ISIS-it, kanë nënvlerësuar aftësitë e këtij grupi.
Vetëm muajin e kaluar, një zyrtar i lartë i sigurisë tha se një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara nga ISIS-i ishte "pothuajse i paimagjinueshëm" për shkak të efektit të operacioneve antiterror nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere./ "Zëri i Amerikës".
Raporti i fundit i Komisionit Europian të Udhëtimit...
Ministrat e Grupit të Shtatë shteteve më të industrial...
Parlamenti Europian voton sot vendimin për liberalizim...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve me të indu...
Ushtria amerikane tha se ka kryer një sulm ajror kundër nj...
Një lobist belg paditi Presidenten e Komisionit Europi...
Me plot dokumente mjekësore nga kontrollet e ndryshme që k...
Aktivisti i opozitës, Vladimir Kara-Murza, është dë...
Vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, ...
Guardia di Finanza ka sekuestruar dy ton kokainë, vler...
Komisioni Europian i kundërshtoi ndalesat e vendosura ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Mbrojtjes i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, bën thirrje për a...
Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, deris...
Grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës ka vëndosur o...
Veprimet e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të Bashk...
E përjavshmja britanike “The Sunday Times” i ka kushtuar n...
Presidenti rus, Vladimir Putin u takua të dielën në Moskë ...
Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe F...
Në Sudan, mbi 50 civilë dhe dhjetra luftëtarë mbetën të vr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...