E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar “përdorimin e tepruar të forcës” nga policia në Gjeorgji kundër protestuesve që kanë dalë në rrugë në Tbilisi për të kundërshtuar një vendim të qeverisë për të pezulluar negociatat e anëtarësimit me BE-në. Por pavarësisht kritikave, kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze vlerësoi policinë të dielën për mënyrën se si reagoi ndaj protestuesve që sipas tij “po ndiqnin urdhrat e huaj për të minuar shtetin”.
Për të tretën natë me radhë protestuesit u mblodhën në kryeqytetin gjeorgjian për të kundërshtuar një vendim të qeverisë për të pezulluar negociatat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën fishekzjarrë para parlamentit, disa në drejtim të policisë, që u përgjigj duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Policia vazhdoi arrestimin e protestuesve.
“Unë po protestoj kundër Rusisë. Rusia po përpiqet të pushtojë të gjithë Gjeorgjinë dhe ata po përpiqen të na pushtojnë neve duke zgjedhur qeverinë që duan në Gjeorgji. Ata duan të na skllavërojnë. Ne duam paqen, por ne jemi në gjendje të luftojmë për lirinë tonë”, thotë një banor.
“Ne po zgjedhim një mënyrë evropiane. Lirinë e fjalës. Lirinë e të drejtave të njeriut. Ne jemi për këtë. Dhe ne nuk do të heqim dorë. Ne nuk do të dorëzohemi. Dhe do të bëjmë çmos për të rifituar të drejtën tonë”, thotë një banore.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar mënyrën se si policia ka reaguar ndaj protestuesve dhe kanë theksuar se Gjeorgjia ka zgjedhur të kalojë nga një rrugë pro-perëndimore drejt Rusisë.
Gjeorgjia, një vend me 3.7 milionë banorë që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, është zhytur në krizë që kur partia qeverisëse
“Ëndrra Gjeorgjiane” tha të enjten se do të ndalonte bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për katër vitet e ardhshme.
Njoftimi i qeverisë se po pezullonte negociatat për t’u bashkuar me BE-në erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënonte zgjedhjet e muajit tetor si “jo të lira dhe jo të drejta”.
Vëzhguesit evropianë thanë se zgjedhjet e muajit tetor u zhvillua në një atmosferë përçarëse, ku nuk munguan raste të blerjes së votës, votimit të dyfishtë dhe dhunës fizike. Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Por pavarësisht kritikave, kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze vlerësoi policinë të dielën për mënyrën se si reagoi ndaj protestuesve që sipas tij “po vepronin sipas urdhrave të huaj për të minuar shtetin”.
Duke thelluar krizën kushtetuese në vend, presidentja në largim Salome Zourabichvili, një kritike e qeverisë dhe një avokate e fortë e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE - tha të shtunën se ajo do të refuzonte të largohej nga zyra, kur mandati i saj të përfundojë në fund të muajit dhjetor.
Ajo do të qëndrojë në detyrë sepse parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e muajit tetor, ishte i paligjshëm dhe nuk kishte autoritet për të emëruar pasardhësin e saj.
“E kuptoj gjendjen e saj emocionale, por sigurisht që më 29 dhjetor ajo do të duhet të largohet nga rezidenca e saj dhe t’ia dorëzojë këtë ndërtesë një presidenti të zgjedhur në mënyrë legjitimie. Ju kujtoj se ajo humbi zgjedhjet e 26 tetorit. Ajo luftoi që opozita radikale të fitonte zgjedhjet e 26 tetorit dhe mendoi se kjo do të garantonte qëndrimin e saj në detyrë. Por ajo i humbi shumë keq zgjedhjet e 26 tetorit”, tha kryeministri i Gjeorgjisë.
Kryeministri i Gjeorgjisë gjithashtu hodhi poshtë njoftimin e Uashingtonit të shtunën se po pezullonte partneritetin e tij strategjik me Gjeorgjinë. Ai tha se kjo ishte një “ngjarje e përkohshme” dhe Gjeorgjia do të bisedonte me administratën e re të Presidentit të zgjedhur Donald Trump kur të marrë detyrën në janar.
Ndërkohë zyrtari rus i sigurisë, Dmitry Medvedev tha të dielën se një “tentativë revolucioni po ndodhte në Gjeorgji”. Ish-presidenti rus tha në rrjetin Telegram se Gjeorgjia “po lëvizte me shpejtësi përgjatë rrugës ukrainase, në humnerën e errët”.
Për pjesën më të madhe të periudhës që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Gjeorgjia ka anuar fuqishëm drejt Perëndimit dhe është përpjekur të distancohet nga ndikimi i Rusisë. Por vendimet e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” kohën e fundit kanë alarmuar qeveritë perëndimore duke thënë se këto vendim kanë tendenca gjithnjë e më autoritare dhe pro-ruse.
Në qershor qeveria miratoi një ligj që detyron OJQ-të të regjistrohen si “agjentë të huaj” nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë. Në shtator, parlamenti miratoi një ligj që frenon të drejtat e komunitetit LGBT.
Qeveria thotë se po vepron për të mbrojtur vendin nga ndërhyrjet e huaja dhe për të shmangur njëluftë të re me Rusinë./VOA
Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në gjetjen dhe ndë...
Mijëra njerëz iu bashkuan një marshi protestues të dielën ...
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka thënë se ...
Raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara nxjerr zbul...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje ba...
Bashkimi Evropian e dënoi të shtunën, siç tha “me fjalët m...
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është de...
Ministri britanik për Evropën, Stephen Doughty, ka rea...
Autoritetet në Kosovë thanë se po normalizohet furnizimi m...
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e m...
Rusia e sulmoi të dielën kryeqytetin e Ukrainës me dhjetër...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur për sulmin në Zub...
Ishulli Limnos ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme orët ...
Pas shokut në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale R...
BE e cilësoi sulm “terrorist” dhe akt “sabotues” shpër...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgje...
Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qe...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar të shtunën vi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...