Moti i keq mbërthen vendin/ Si paraqitet situata në Sarandë, Durrës dhe Fier
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga mo...
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga mo...

BE e cilësoi sulm “terrorist” dhe akt “sabotues” shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
BE po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë. Shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili rrezikohet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës, Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm "terrorist” si dhe akt "sabotues” dhe kërkon hetimin e ngjarjes dhe vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë.
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në largim (nga 1 dhjetori e merr detyrën, Kaja Kallas) në një njoftim për shtyp të shtunën (30.10.), tha se "BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.
Borrell tha se mesazhet e solidaritetit dhe mbështetjes ia ka përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e së shtunës. Nga Borrell, po ashtu ka ardhur thirrja drejtuar të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës.
Arrestime në lidhje me shpërthimet veri të Kosovës
Në një operacion që u zhvillua në shkallë të gjerë në veri të Kosovës gjatë gjithë ditës së shtunë, policia arrestoi tetë persona të dyshuar në lidhje me shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, duke konfiskuar edhe sasi të mëdha armatimi, dhe pajisje tjera ushtarake.
Autoritetet bënë të ditur, se policia dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka zhvilluar operacione në dhjetë lokacione në veri të vendit. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se tashmë janë identifikuar disa persona si të dyshuar të mundshëm për nxitjen e akteve të dhunës, organizimit apo ekzekutimit të sulmit të fundit dhe të tjerave në veri të vendit.
Dyshohet se janë përdorur 15 deri në 20 kg lëndë shpërthyese
"Për realizimin e këtij sulmi terrorist në bazë të hetimit në vendin e ngjarjes dyshohet që është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri 20 kilogramë, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, tha Hoxha. Sipas tij, operacioni dhe kontrolli rezultuan me konfiskimin e një arsenali armësh dhe municioni, eksplozivit, pajisjeve të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarak”. Ai tha se policia "ka arsye të besojë se në një formë apo tjetër, personat e arrestuar kanë qenë të lidhur me rastin e sulmit terrorist të mbrëmshëm dhe me aktivitete ilegale dhe shumë të tjera të mëhershme dhe shumica nga ta janë pjesë të Mbrojtjes Civile”. Këtë organizatë që operon në veri të Kosovës qeveria në Prishtinë vitin e shkuar e ka shpallur organizatë terroriste.
"Gjatë aksionit policor janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinarë dhe pajisje të tjera”, tha drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.
Sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës së Kosovës nga koha e luftës
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për medie se shpërthimi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, aset ky që cilësohet i një rëndësie të veçantë për termoelektranat e Kosovës, ujin e pijshëm dhe ngrohjen e kryeqytetit, ishte sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike të vendit që pas luftës në Kosovës të vitit 1998-1999.
"Ky është sulm i organizuar dhe planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesioniste në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste e të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Pra synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës”, tha ministri Sveçla.
Në lidhje me armatimet e zbuluara, Sveçla tha se "shumica dërrmuese e armatimit dhe pajisjeve të tjera të konfiskuara janë prodhim serb dhe se një pjesë e madhe e tyre janë pajisje ekskluzivisht ushtarake që nuk mund të gjenden lehtë në tregun e zi”.
Kosova akuzon Serbinë, Serbia mohon përfshirjen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, që ai e cilësoi "kriminal dhe terrorist" e që ka pasur si qëllim "të dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme dhe vitale të vendit të Kosovës”.
Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e Serbisë në sulmin në veri duke thënë se "Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ku u dëmtua një kanal i ujit i Ibër-Lepencit. Këtë e di edhe Prishtina”, tha Vuçiç, transmeton "RTS".
"Përse të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat botërore, të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë kur ata gjithsesi do ta interpretojnë si të duan”, tha Vuçiç. Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Kurti, tha se derisa "regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit në këtë sulm". Gjuriq tha se "Serbia e dënon me termat më të ashpër sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi është thellësisht shqetësues që rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës tashmë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim./ DW
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgje...
Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qe...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar të shtunën vi...
Irani pritet të jetë lart në axhendën e politikës së jasht...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i t...
Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jet...
Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një p...
Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe ...
Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i pap...
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Zonë gjigande e tregtisë së lirë Është fjala për krijimin...
Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës m...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për lirimin e kryet...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për...
Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dysh...
Për shpërthimin në Zubin Potok në kanalin e ujit në I...
Një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga stuhia ...
Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...