Moti i keq mbërthen vendin/ Si paraqitet situata në Sarandë, Durrës dhe Fier
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga mo...
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga mo...

Irani pritet të jetë lart në axhendën e politikës së jashtme të administratës së ardhshme të zotit Trump. Republika Islamike është përfshirë në konflikt me aleatin kryesor të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Izraelin, ndërkohë që në të njëjtën kohë ka avancuar programin bërthamor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Lipin, analizon atë që pritet të ndodhë gjatë administratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump në lidhje me Iranin.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale këtë vit, zoti Trump në komentet e tij mbajti një qasje pajtuese me Iranin, një vend kundërshtar i Shteteve të Bashkuara, të cilin ai gjatë mandatit të tij të parë si President i vendosi saksione ekonomike dhe e mbajti nën trysni ushtarake.
“Nuk dua të jem i keq me Iranin. Shpresoj se ne do të jemi miqësor me Iranin. Ndoshta. Ndoshta jo. Por ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Ata nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore”, deklaroi zoti Trump gjatë fushatës presidenciale.
Udhëqehësit islamikë të Iranit paralajmëruan këtë vit se ata mund të heqin dorë nga një premtim për mos zhvillimin e armëve bërthamore, nëse ekziston një kërcënim i jashtëm që rrezikon mbijetesën e tyre.
Në mandatin e tij të parë, zoti Trump u tërhoq nga një marrëveshje e vitit 2015 që Irani bëri me fuqitë botërore për të kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Zoti Trump tha se ai kërkonte një marrëveshje të re që do të ishte më e ashpër ndaj Teheranit. Gjatë mujait shtator një gazetar e pyeti atë nëse ende dëshironte të negocionte me Iranin.
“Sigurisht që do ta bëja. Ne duhet të bëjmë një marrëveshje, sepse do të ketë pasoja”, deklaroi ai.
Në muajin tetor, gjatë një interviste zoti Trump u pyet nëse ai dëshiron të shohë që udhëheqësit islamikë të Iranit të zëvendësohen nga monarkia, që ata përmbysën në 1979.
“Ne nuk mund të përfshihemi në këto zhvillime”, deklaroi zoti Trump.
President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara reagoi ashpër për sulmin me raketa balistike të Iranit më 1 tetor ndaj Izraelit. Si shembull ai përmendi dhe deklaratat e presidentit Joe Biden se Izraeli nuk duhet të godiste objektet bërthamore iraniane si kundërpërgjigje.
“Unë mendoj se ai e ka gabim. Përgjigja duhet të ishte: godit objektet bërthamore në fillim pastaj objektivat e tjera”.
Gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump vendosi sanksione ndaj Iranit, që kishin në shënjestër eksportet e naftës. Po ashtu një sulm ajror amerikan në Bagdad eliminoi komandantin më të lartë ushtarak, Qassem Soleimani.
Gjatë fushatë presidenciale zoti Trump nuk tha nëse do të përdorë të njëjtat politika ndaj Iranit. Por i emëruari i tij për Sekretar Shteti, senatori Marco Rubio, është një mbështetës i fortë i kësaj qasjeje ndaj Iranit.
Në një postim në rrjetin social X, zoti Rubio tha se “vetëm nëpërmjet trysnisë maksimale dhe masave të drejtpërdrejta dhe joproporcionale ekziston një mundësi për të ndryshuar veprimet e tyre kriminale”.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ka zbuluar një komplot të Iranit për të rekrutuar një shtetas afgan për të organizuar një atentat ndaj zotit Trump para ditës së zgjedhjeve.
Teherani mohoi përfshirjen. Por i zgjedhuri i zotit Trump për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare tha se Irani duhet të përballet me pasoja.
“Ne duhet të dërgojmë një mesazh të fortë dhe të qartë se kjo është një vijë e kuqe që nuk do të tolerohet kurrë për të gjithë kundërshtarët tanë dhe që do të ketë pasoja të mëdha. Ne duhet të rivendosim masa frenuese”, tha Michael Waltz, ligjvënës republikan.
Ajo që nuk dihet për qasjen e Presidentit të zgjedhur Trump ndaj Iranit është se çfarë lloj marrëveshjeje të re do të kërkojë dhe çfarë do të bënte nëse nuk mund ta arrijë një të tillë./ VOA
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i t...
Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jet...
Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një p...
Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe ...
Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i pap...
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Zonë gjigande e tregtisë së lirë Është fjala për krijimin...
Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës m...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për lirimin e kryet...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për...
Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dysh...
Për shpërthimin në Zubin Potok në kanalin e ujit në I...
Një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga stuhia ...
Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente...
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sig...
Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin e së premtes në kanali...
Policia e Kosovës tha të premten në mbrëmje se një shpërth...
Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha do...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...