Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut ka dërguar forca ushtarake në Rusi, për ta ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës. Nëse informacioni konfirmohet, ky veprim përfshin një shtet të tretë në luftë dhe intensifikon përplasjen ndërmjet Koresë së Veriut dhe Perëndimit.
Njoftimi i Koresë së Jugut erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se qeveria e tij ka informacion se 10,000 forca ushtarake nga Koreja e Veriut po përgatiten për t’iu bashkuar forcave ruse që po luftojnë kundër vendit të tij.
Shërbimi Kombëtar i Zbulimit, i njohur me shkurtesën NIS, njoftoi në një deklaratë se anijet e marinës ruse transferuan 1,500 pjesëtarë të forcave speciale të Koresë së Veriut në portin rus Vladivostok në periudhën 8-13 tetor. Sipas këtij shërbimi, forcat e Koresë së Veriut pritet të dërgohen së shpejti në Rusi.
Ushtarëve të Koresë së Veriut të dislokuar në Rusi u janë dhënë uniformat ushtarake ruse, armë dhe dokumente të falsifikuara identifikimi, sipas agjencisë NIS. Sipas shërbimit të Koresë së Jugut, ata po qëndrojnë aktualisht në bazat ushtarake në Vladivostok dhe vende tjera si Ussuriysk, Khabarovsk dhe Blagoveshchensk.
Sipas agjencisë së zbulimit NIS, ata besohet se do të dislokohen në fushëbetejë pasi të kenë përfunduar stërvitjet.
Në faqen e saj të internetit, NIS publikoi fotografi dhe pamje satelitore që tregojnë ato që shërbimi i zbulimit i quan lëvizje të anijes së marinës ruse në afërsi të një porti të Koresë së Veriut dhe grumbullime të dyshimta njerëzish në Ussuriysk dhe Khabarovsk javën e kaluar.
Mediat e Koresë së Jugut, duke cituar shërbimit e zbulimit NIS, njoftuan se Koreja e Veriut ka vendosur të dislokojë gjithsej 12,000 trupa, të shpërndarë në katër brigada, në Rusi. NIS tha se nuk mund t’i konfirmojë këto njoftime.
Nëse konfirmohet, ky veprim do të jetë pjesëmarrja e parë e madhe e Koresë së Veriut në një luftë të huaj. Koreja e Veriut ka 1.2 milionë trupa ushtarake, njërën prej ushtrive më të mëdha në botë, por nuk ka luftuar në ndonjë konflikt të shkallës së gjerë që nga Lufta Koreane në periudhën 1950-1953.
Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimet e tyre mbi pretendimet e Koresë së Jugut se Koreja e Veriut ka dërguar forcat e saj speciale për të luftuar në Rusi.
“Nëse është e vërtetë, ky veprim do të shënonte një përforcim të rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë”, deklaroi zyrtari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett.
Dërgimi i forcave speciale nga Koreja e Veriut për të luftuar në krahun e Rusisë kundër Ukrainës “do të tregonte gjithashtu një nivel të ri dëshpërimi të Rusisë ndërkohë që vazhdon të pësojë goditje të rënda në fushëbetejë gjatë luftës së saj brutale kundër Ukrainës”, deklaroi zoti Savett.
I pyetur për gjetjet e agjencisë së zbulimit të Koresë së Jugut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se “aktualisht, qëndrimi ynë zyrtar është se nuk mund të konfirmojmë njoftimet se koreano-veriorët janë të përfshirë në mënyrë aktive si ushtarë në luftë, por ky qëndrim mund të ndryshojë”.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder u tha gazetarëve të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë apo të mbështesin raportimet e mediave se Koreja e Veriut ka dislokuar trupa në Rusi.
Rusia ka mohuar se po shfrytëzon trupa e Koresë së Veriut në luftë. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov i cilësoi pretendimet si “një lajm tjetër të rremë”, gjatë konferencës për shtypin javën e kaluar. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut nuk e kanë komentuar këtë çështje.
Koreja e Veriut dhe Rusia, të dyja të përfshira në përplasje të veçanta me Perëndimin, e kanë shtuar shumë në dy vitet e fundit bashkëpunimin ndërmjet tyre. Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe partnerët e tyre e akuzojnë Korenë e Veriut se po furnizon Rusinë me granata, raketa dhe armë të tjera konvencionale për ta ndihmuar në luftës së saj kundër Ukrainës në këmbim të ndihmës ekonomike dhe ushtarake. Në qershor, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë ushtarake nëse ndonjëri prej dy shteteve sulmohet.
Shumë ekspertë shprehin dyshime se sa mund ta ndihmojë Rusinë një dislokim i trupave të Koresë së Veriut, duke iu referuar pajisjeve të vjetëruara të Koresë së Veriut dhe mungesës së përvojës në fushëbetejë. Ata thonë se Koreja e Veriut ka shumë mundësi që ka marrë premtime nga Rusia se do ta furnizojë me teknologji armatimi të përparuar që lidhet me programet e saj bërthamore dhe raketore, gjë që do të ndërlikonte përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut për të neutralizuar kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.
“Në aspektin diplomatik, Pheniani do të sakrifikonte marrëdhëniet me shtetet evropiane në të ardhmen e afërt. Teknologjia ushtarake ruse që do t’i jepej regjimit të Kim-it do të ishte e mjaftueshme për të kërcënuar sigurinë e Koresë së Jugut”, deklaroi profesori i studimeve ndërkombëtare Leif-Eric Easley pranë Universitetit Ewha në Seul.
Sipas analistit Hong Min pranë Institutit të Koresë për Bashkimin Kombëtar me seli në Seul, Rusia ka mundësi t’i ketë ofruar teknologji që lidhet me raketat balistike me rreze të gjatë veprimi, nëndetëset bërthamore dhe sistemet mbrojtëse tokë-ajër që do të forcojnë pozitën e Koresë së Veriut nga aspekti parandalues ndaj forcave amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut.
Analisti Hong tha se udhëheqësi Kim po ashtu mund ta konsiderojë dislokimin e trupave si një mundësi të rëndësishme për t’i ekspozuar ushtarët e tij ndaj teknologjisë së armëve moderne dhe luftës dhe të testojë kapacitetet e tyre luftarake.
Gjatë ditës së premte, Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol zhvilloi një takim urgjent sigurie për të diskutuar mbi pasojat e dislokimit të forcave së Koresë së Veriut. Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se ky veprim përmbën “një kërcënim të rëndë sigurie” për Korenë e Jugut dhe bashkësinë ndërkombëtare, sipas zyres së presidentit.
Tensionet në Gadishullin Korean janë intensifikuar viteve të fundit, ndërkohë që udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim i ka shtuar testimet provokuese raketore dhe është këcënuar haptas me përdorim parandalues të armëve bërthamore. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur ndaj këtyre kërcënimeve duke zgjeruar stërvitjet e tyre ushtarake, të cilat Koreja e Veriut i konsideron si ushtrime për pushtim.
Të enjten, Kryeministri i Ukrainës Zelenskyy paralajmëroi se përfshirja e një shteti të tretë në luftime mund ta shndërrojë konfliktin në një “luftë botërore”.
“Nga burimet tona të zbulimit, kemi informacion se Koreja e Veriut dërgoi kuadro komanduese dhe oficerë në Ukrainë”, u tha zoti Zelenskyy gazetarëve në selinë e NATO-s. “Po përgatiten për t’i dislokuar 10,000 ushtarët e tyre, por ende nuk i kanë vendosur ata në Ukrainë apo në Rusi”.
Mediat ukrainase kanë njoftuar në fillim të këtij muaji se gjashtë shtetas të Koresë së Veriut ishin në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor ukrainas në rajonin lindor të Donetskut më 3 tetor.
Shumë ekspertë janë skeptikë sa i përket dislokimit të mundshëm të forcave të Koresë së Veriut në fushëbetejat ruso-ukrainase ngaqë Koreja e Veriut është e përqëndruar tek konflikti i saj bërthamor me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
Koreja e Veriut i ka dërguar pilotët e saj për të luftuar në Vietnamin Verior gjatë luftës së Vietnamit dhe në Egjipt gjatë luftës së Jom Kipurit në vitin 1973, por nuk ka dislokuar trupa tokësore në shkallë të gjerë jashtë vendit.
Ka patur spekulime se Koreja e Veriut mund të ketë dërguar teknikë ushtarakë dhe inxhinierë për të mbështetur përdorimin e armëve të tyre në Rusi dhe për të mësuar se si po funksionojnë ato në gjendje lufte.
Profesori Easley thotë se “do të ishte befasi nëse Pheniani ka dislokuar mijëra ushtarë për të luftuar si mercenarë me pagesë.”
Por ai shton se Koreja e Veriut ka dërguar punonjës ndërtimi, teknikë, inxhinierë dhe oficerë të zbulimit ushtarak në enklavat e kontrolluara nga Rusia./ VOA
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palest...
Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – gru...
Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në Gaz...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është edhe vetëm pak muaj...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala ...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volk...
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar nda...
Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre n...
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka konfirmuar se trupat ...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompan...
Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë ...
Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raket...
Ushtria izraelite tha se po heton nëse Yahya Sinwar, udhëh...
Praga ka vendosur të kufizojë turistët problematikë që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...