Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë të enjten se vdekja e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, përgatiti terrenin për rikthimin e pengjeve izraelite dhe përfundimin e luftës në Gazë.
Vrasja e Yahya Sinwarit, organizatori i sulmit të 7 tetorit 2023, që shkaktoi luftën në Gazë nga forcat izraelite në enklavën palestineze, shënon një sukses të madh për Izraelin dhe një moment historik në konfliktin njëvjeçar.
"Tani është koha për të ecur përpara. Vazhdoni, lëvizni drejt një armëpushimi në Gaza, sigurohuni që po ecim në një drejtim që do të jemi në gjendje t'i bëjmë gjërat më mirë për të gjithë botën", u tha Presidenti Biden gazetarëve pas mbërritjes në Gjermani, pasi bëri një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
"Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe pengjet të rikthehen në shtëpi. Pra këtë jemi të gatshëm të bëjmë".
I pyetur nëse ndihej më me shpresë për një armëpushim, Presidenti Biden tha se po, dhe tha se lufta do të përfundonte, të "shpresojmë shumë shpejt".
Presidentin Biden tha se ai do të dërgonte kryediplomatin e tij, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në Izrael për katër ose pesë ditë dhe se bisedimet do të përfshinin marrëveshjet për Gazën e pasluftës. "Do të punojmë për... se si do të jetë e nesërmja. Si ta sigurojmë Gazën dhe të ecim përpara", tha ai.
Pas muajsh fillimi dhe ndalimi, negociatat për armëpushimin nuk kanë patur sukses dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë lëvizjeje prej disa javësh.
Pas vdekjes së Yahya Sinwarit, për të cilin zyrtarët amerikanë thonë se ishte pengesa kryesore për bisedimet, Uashingtoni do të "dyfishojë" përpjekjet për propozimin për armëpushim, tha Departamenti i Shtetit. Por Kryeministri Netanyahu, i cili ndonjëherë është akuzuar gjithashtu për vonesa në arritjen e një marrëveshjeje, tha të enjten se lufta do të vazhdojë. Në një deklaratë nga zyra e tij, pas bisedës me Presidentin Biden, thuhet se dy udhëheqësit ranë dakord se vdekja e Yahya Sinwarit ka krijuar një mundësi për të nxitur lirimin e pengjeve në Gazë dhe se ata do të punojnë së bashku për ta arritur këtë objektiv.
Sipas Shtëpisë së Bardhë gjatë telefonatës ata "diskutuan se si ta përdornin këtë moment për të risjellë pengjet në shtëpi dhe për ta mbyllur luftën, me sigurinë e Izraelit të garantuar dhe me një Hamas që nuk do të jetë më kurrë në gjendje të kontrollojë Gazën".
Duke folur në premisat e një aktiviteti elektoral për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, Nënpresidentja Harris e përforcoi këtë pikë.
"Ky moment na jep një mundësi për t'i dhënë fund përfundimisht luftës në Gazë, dhe ajo duhet të përfundojë në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje. Dhe është koha që e nesërmja të fillojë pa Hamasin në pushtet", tha Nënpresidentja Harris. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se Uashingtoni tani do të "dyfishojë" përpjekjet për një propozim "që ka qenë në tryezë për disa kohë".
Sekretari i Shtetit Blinken ka folur tashmë me ministrat e jashtëm të Katarit dhe Arabisë Saudite për t'i dhënë fund luftës dhe marrëveshjeve të pasluftës për Gazën, tha zoti Miller.
"Ne shohim një mundësi tani që duam ta shfrytëzojmë për të siguruar lirimin e pengjeve", tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullivan. "Do të duhet të punojmë për t’u siguruar që vdekja e tij vërtetë do t'i japë Hamasit atë lloj goditjeje afatgjatë që të gjithë ne do të donim të shihnim"./ VOA
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volk...
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar nda...
Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre n...
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka konfirmuar se trupat ...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompan...
Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë ...
Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raket...
Ushtria izraelite tha se po heton nëse Yahya Sinwar, udhëh...
Praga ka vendosur të kufizojë turistët problematikë që...
Kokaina po gjendet gjithnjë e më shumë në plazhet përgjatë...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e quajti të mërkurën “të t...
Zgjidhja për konfliktin rajonal që po zgjerohet me shpejtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të ...
Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e...
Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komun...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky prezantoi “pla...
Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Izraelit ku i...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...