Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetësimet për një konfrontim bërthamor në rajon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock analistët nuk besojnë se Izraeli dhe Irani shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore, duke marrë parasysh pasojat katastrofike të një sulmi të tillë. Sidoqoftë, një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, sipas ekspertëve, do të nxiste republikën islamike të prodhonte armët e saj bërthamore.
Izraeli nuk e ka hedhur poshtë asnjëherë se ka armë bërthamore.
Analistët thonë se Irani nuk i ka ende ato, megjithatë republika islamike e ka ekspertizën dhe burimet për të prodhuar armë bërthamore.
Izraeli është në konflikt jo të drejtpërdrejtë me Iranin, por është në luftë me grupet që mbështeten nga Teheranit. Megjithatë, Izraeli ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj qindra raketave që Irani lëshoi drejt shtetit hebre më 1 tetor, duke premtuar se sulmi do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe i befasishëm”.
Irani është zotuar t’i përgjigjet sulmit të paralajmëruar nga Izraeli.
“Ky konflikt përfundimisht nxjerr në sipërfaqe problemin më të madh të sigurisë së Izraelit, armiqësinë e vazhdueshme me Iranin dhe mbështetjen e Teheranit për grupet e ‘Boshtit të Rezistencës’, që janë aktive në kufijtë e Izraelit”, thotë Sanam Vakil nga instituti britanik ‘Chatham House’.
Termi “Boshti i Rezistencës” i referohet grupeve ushtarake të mbështetura nga Irani që kanë bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Ai përfshin grupin Hezbollah në Liban, ku më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milionë janë zhvendosur nga sulmet izraelite në javët e fundit. Në të përfshihet edhe grupi i Hamasit në Gazë.
Konflikti filloi kur Hamasi vrau 1200 njerëz dhe rrëmbeu qindra të tjerë brenda Izraelit, në një sulm të befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar.
Që atëherë, ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë dhe pothuajse e gjithë popullata civile e Gazës është larguar nga shtëpitë e tyre.
Ekspertët, megjithatë, thonë se kjo nuk nënkupton se konflikti do të çojë në një luftë bërthamore.
“Nuk pres që Izraeli apo Irani të shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore për shkak të pasojave katastrofike që do të pasonin. Të dy vendet e kuptojnë se përdorimi i armëve bërthamore do të nxiste një hakmarrje masive, duke çuar potencialisht në shkatërrimin e tyre”, thotë Samuel M. Hickey nga Qendra për Kontrollin e Armëve në Uashington.
Izraeli ka thënë se nuk ka synim të godasë objektet bërthamore, pas shumë spekulimeve nga politikanët dhe analistët se çfarë do të bëjnë forcat izraelite pas sulmit iranian.
Analisti Hickey thotë edhe nëse goditen objektet bërthamore iraniane, kjo nuk ka të ngjarë të pengojë Iranin të zhvillojë një bombë të tillë.
“Objektet bërthamore të Iranit mund të bombardohen, por ato do të vazhdojnë punën në vende të tjera. Puna mund të vazhdojë në objekte nën tokë”, thotë zoti Hickey.
Një video e publikuar më parë nga agjencitë e lajmeve besohet se tregon një nga objektet bërthamore të Iranit në Isfahan.
Sulmet në ose pranë zonave si kjo mund të shkaktojnë përhapjen e radioaktivitetit në zonat civile. Një sulm i tillë gjithashtu mund të inkurajojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse Teherani ka thënë më parë se nuk do ta bënte këtë.
“Veprimet e Izraelit dhe mungesa e angazhimit diplomatik për të nxitur Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor, me kalimin e kohës, mund të çojë në prodhimin e armëve bërthamore nga Irani. Kjo, natyrisht, do të ishte katastrofike për rajonin”, thotë Sanam Vakil nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.
Sa kohë do t'i duhej Iranit për të ndërtuar armë bërthamore ka qenë objekt i shumë spekulimeve.
Analisti Samuel Hickey thotë se koha që do t'i duhej Iranit për të prodhuar materialin e duhur bërthamor për bombën, është rreth një javë.
Më pas, prodhimi i bombës, thotë ai, do të bëhej në fshehtësi dhe për këtë do të duheshin të paktën disa muaj./ VOA
Ushtria izraelite tha se po heton nëse Yahya Sinwar, udhëh...
Praga ka vendosur të kufizojë turistët problematikë që...
Kokaina po gjendet gjithnjë e më shumë në plazhet përgjatë...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e quajti të mërkurën “të t...
Zgjidhja për konfliktin rajonal që po zgjerohet me shpejtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të ...
Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e...
Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komun...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky prezantoi “pla...
Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Izraelit ku i...
Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet...
Britania e Madhe dhe Franca e kanë thirrur një takim urgje...
Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kth...
Mesatarisht, gjermanët shpenzojnë 27 minuta në ditë du...
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian...
Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 ...
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Izraelin se i duh...
Eric Adams, kryebashkiaku në vështirësi i Nju Jorkut, mund...
Një shtetas sirian është arrestuar të martën në perëndim t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...