BE gjobit me 2.95 miliardë euro Google për abuzim me dominimin në reklama
Google është gjobitur me 2.95 miliardë euro (2.5 miliardë ...

Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”.
Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer.
Qëndrimi i ashpër i Putin-it ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.
“Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok.
Paralajmërimi i Putin-it shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për paqe në Ukrainë, prej një samiti të mbajtur mes presidentit rus dhe atij amerikan, Donald Trump në Alaskë.
Komentet e Putin-it kanë ardhur vetëm një ditë pas takimit të të ashtuquajturit "Koalicion i Vullnetit", i cili është zotuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën, dhe pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se do të vazhdojë të hakmerret ndaj sulmeve ruse në objektet e energjisë, pavarësisht kritikave të Sllovakisë dhe Hungarisë - të dyja blerëse të naftës ruse.
Në Vlladivostik të Rusisë, Putin-i e ka nënvlerësuar rëndësinë e një takimi me Zelensky-n, mirëpo ka sugjeruar se mund ta takojë atë vetëm në një vend.
“Vendi më i mirë është kryeqyteti rus, qyteti i heronjve, Moska”, ka thënë Putin.
Zelensky dhe zyrtarë tjerë perëndimorë e kanë përshkruar këtë propozim si joserioz.
“Ai mund të vijë në Kiev”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin "ABC News".
“Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im po sulmohet me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë”, ka thënë Zelensky.
Këto deklarata janë bërë pas disa takimeve të nivelit të lartë në Kinë, më herët gjatë javës, të cilat ia kanë bërë të qartë liderit rus se nuk është i izoluar në skenën botërore, pavarësisht shkëputjes së lidhjeve me Perëndimin, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 2022.
Presidenti amerikan është shprehur disa herë shumë i zhgënjyer me Putinin, teksa tenton të ndërmjetësojë përfundimin e luftës.
Ai ka vendosur disa herë ultimatume, dhe ka kërcënuar me vendosje të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një pakt për paqe.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Putini e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Rel
Google është gjobitur me 2.95 miliardë euro (2.5 miliardë ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urd...
Policia serbe ka sulmuar me gaz lotsjellës dhe granata tym...
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka folur për politikën e ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se...
Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka dërguar t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të nënshkruajë të p...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndr...
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislok...
Raportohet për 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë Agj...
Një punonjës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së (DOS) u...
Robert F Kennedy Jr mbrojti udhëheqjen e tij të agjencive ...
Autoritetet hungareze e kanë nisur një hetim lidhur me zhd...
Oficerët e policisë hynë në një apartament në Neos Kosmos,...
Njëzet e gjashtë vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukra...
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha në një intervistë me ...
Zyra e prokurorit publik të Lisbonës ka njoftuar se janë i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...