Putin: Trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin objektiv i ushtrisë ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislok...

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndrim më të ashpër me mbështetësit kryesorë europianë të Kievit, duke u thënë atyre se duhet t’i bëjnë më shumë presion financiar Rusisë dhe aleates së saj kryesore, Kinës, për ta detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Udhëheqësit europianë e ftuan “presidentin Trump në takimin e Koalicionit të Vullnetit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë lidhur me telefonatën e zhvilluar më 4 shtator, pas takimit në Paris që zhvilluan mbështetësit e Kievit.
“Presidenti Trump theksoi se Europa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse që po financon luftën – pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro nga shitjet e karburanteve për Bashkimin Europian brenda një viti”, tha zyrtari, sipas "Reuters".
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Trump gjithashtu tha gjatë bisedës telefonike se “udhëheqësit europianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës të Rusisë”.
Trump, i cili foli me udhëheqësit europianë pas mbledhjes në Paris, nuk komentoi drejtpërdrejt për takimin në Paris. Por, në deklarimet e mëvonshme për gazetarë, ai tha se “po, do ta bëja”, kur u pyet nëse planifikonte të fliste me presidentin rus, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt.
Europa, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në 2022, ka tentuar të ulë varësinë që ka nga Rusia sa u përket furnizimeve me energji. Komisioni Europian ka propozuar legjislacion për të hequr gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE deri më 1 janar 2028.
Hungaria dhe Sllovakia, shtete që udhëhiqen nga liderë nacionalistë që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, kanë vazhduar të importojnë produkte energjetike ruse, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për diversifikim.
Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë erdhën pas presidentit francez, Emmanuel Macron, – një nga udhëheqësit e Koalicionit të Vullnetit, së bashku me kryeministrin britanik, Keir Starmer – tha se 26 vende ishin pajtuar që të merrnin pjesë në garancitë e sigurisë që do t’i ofroheshin Ukrainës pas përfundimit të luftës, duke shtuar se mbështetja e SHBA-së për këtë plan do të finalizohet në ditët në vijim.
Udhëheqës nga rreth 30 aleatë perëndimorë të Ukrainës u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar garancitë për vendin e shkatërruar nga lufta, pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë që do t’i jepte fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Macron shtoi se disa vende të këtij koalicioni ende po finalizojnë planet e tyre. Koalicioni, që iu bashkua bisedimeve në Paris, përfshiu rreth 30 shtete që mbështesin Ukrainën, kryesisht nga Europa. Por, në takim ishin edhe Kanadaja, Australia dhe Japonia.
Macron tha se 26 vende “janë zotuar të dislokojnë trupa si forcë e sigurisë për Ukrainën, ose të jenë të pranishëm në tokë, det ose ajër”.
Ai shtoi se forcat nuk do të vendoseshin në vijën e frontit, por në zona të tjera, për të cilat ende nuk është vendosur.
“Në ditët në vijim, ne do të finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara, siç thashë, kanë qenë të përfshira në të gjitha fazat e procesit”, tha udhëheqësi francez.
SHBA-ja ende nuk ka dhënë ndonjë zotim për një rol të qartë të saj pas luftës, me Putinin që ka paralajmëruar se Moska është e gatshme “t’i zgjidhë të gjitha detyrat tona ushtarakisht” nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme e paqes./ Rel
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislok...
Raportohet për 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë Agj...
Një punonjës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së (DOS) u...
Robert F Kennedy Jr mbrojti udhëheqjen e tij të agjencive ...
Autoritetet hungareze e kanë nisur një hetim lidhur me zhd...
Oficerët e policisë hynë në një apartament në Neos Kosmos,...
Njëzet e gjashtë vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukra...
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha në një intervistë me ...
Zyra e prokurorit publik të Lisbonës ka njoftuar se janë i...
Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump organizoi sot një ta...
Gjermania po udhëheq një stërvitje të madhe ushtarake, “Qu...
Rusia do të përdorë Donbasin për të pushtuar më tej Ukrain...
Papa Leoni i XIV ka zhvilluar ditën e sotme një audiencë m...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i...
Partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvi...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Europa është...
Qindra trupa të pajetë janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuar...
Giorgio Armani, një nga figurat më me ndikim dhe më të njo...
Të paktën 15 persona janë shtruar në spital pasi një autob...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, është tak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...