KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur ...

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, është takuar të enjten me Millorad Dodik-un në Budapest dhe i është adresuar në cilësinë e presidentit, pavarësisht se mandati i është revokuar edhe zyrtarisht.
Ministri i Jashtëm hungarez ka thënë se shteti i tij e respekton vullnetin e popullit që “i ka zgjedhur liderët në mënyrë demokratike në zgjedhje”.
Dodik-u nuk është më president i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, dhe një vendimi tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ia ka marrë mandatin.
Autoritetet hungareze kanë raporte të mira me Dodik-un, dhe Budapesti zyrtar e ka bllokuar çdo përpjekje të Bashkimit Europian për ta sanksionuar atë.
“Ne besojmë se kjo qasje ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor, që përfshin sanksione dhe nënçmime, nuk duhet të jetë zgjidhje, dhe nuk duhet të jetë qasje, e cila aplikohet në politikat ndërkombëtare”, ka thënë Szijjarto.
Ai ka shtuar se ndikimi i jashtëm në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar tradicionalisht me destabilizim. Sa i përket referendumit joligjor që kanë planifikuar autoritetet e entitetit serb, që lidhet me vendimin ndaj Dodik-ut, ai ka thënë se, as ata, dhe as Brukseli, nuk duhet të vendosin për të ardhmen e Republikës Sërpska.
Asambleja e Republikës Sërpska ka thënë se do ta organizojë një referendum më 25 tetor për mosnjohje të vendimeve të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, Komisionit Zgjedhor dhe Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka përcaktuar më parë se nivelet më të ulëta qeveritare nuk mund të organizojnë referendume për çështje shtetërore.
Duke folur para flamujve të Bosnjës dhe Republikës Sërpska, Dodik i ka përsëritur pretendimet e mëparshme se Bosnje-Hercegovina “është shtet dhe rast problematik” dhe që Marrëveshja e Dejtonit nuk ka qenë në interes të “shumë administratave amerikane dhe zyrave në Bruksel”, nga fillimi.
“Si palë kontraktuese, ne e sollëm Republikën Sërpska në Bosnje-Hercegovinë. Bosnje-Hercegovina nuk ishte dëshirë për ne, por domosdoshmëri”, ka thënë Dodik.
Ai e ka përsëritur kërkesën që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të largohet nga shteti, dhe ka thënë që “nëse gjërat nuk shkojnë në të mirën tonë”, Republika Sërpska do të marrë vendim lidhur me pavarësinë.
Një muaj më parë, Dodik-u e ka vizituar Budapestin, ku është takuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Takimi është zhvilluar pas vendimit të gjykatës, por para se t’i revokohej mandati.
Atëbotë, Orbani ka thënë se “nuk e njeh” vendimin e Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës./ Rel
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur ...
Në Paris është duke u mbajtur samiti online për Ukrainën m...
Disa shërbime të "Google", përfshirë edhe platformën "YouT...
Udhëheqësit europianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Z...
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës S...
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plag...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mër...
Një tragjedi ndodhi pasditen e së mërkurës në Patisia, të ...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë ja...
Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshm...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikua...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjatë një konferencë për shtyp në Bruksel, Kryediplomatja ...
Kreu i NATOS, Mark Rutte në një deklaratë që paraprin kon...
Udhëheqësit nordikë dhe baltikë organizojnë samitin për Uk...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur në një konfer...
Britania e Madhe vendosi të mërkurën sanksione të reja kun...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat...
Ushtria izraelite ka avancuar në Qytetin e Gazës, me ushta...
Vladimir Putin e ka ftuar Kim Jong-un të vizitojë Rusinë g...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...