Trump kërkon të riemërtojë Departamentin e Mbrojtjes në Departament të Luftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të nënshkruajë të p...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në përputhje me garancitë e sigurisë të propozuara nga aleatët e saj, pasi të ketë përfunduar lufta e Rusisë kundër vendit të tij.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten se 26 vende kanë premtuar garanci sigurie për Ukrainën pas luftës, duke përfshirë një forcë ndërkombëtare në tokë, në det dhe në ajër.
Fillimisht, Macron tha se këto vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, por më pas sqaroi se disa prej tyre do të ofrojnë garanci duke qëndruar jashtë Ukrainës, për shembull duke ndihmuar në trajnimin dhe pajisjen e forcave të Kievit.
“Është e rëndësishme që po i diskutojmë të gjitha këto... patjetër do të jenë mijëra, jo vetëm disa trupa”, tha Zelensky pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në Uzhhorod të Ukrainës, të premten.
Zelensky theksoi se është ende herët për të folur për hollësitë.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se çfarëdo trupe perëndimore e vendosur në Ukrainë do të jetë shënjestër legjitime për Moskën.
Në Uzhhorod, Zelensky tha se me Costen ka “koordinuar hapat” në bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Kievi e sheh anëtarësimin në BE si thelbësor për sigurinë dhe rimëkëmbjen e vendit pas luftës.
Zelensky pritet gjithashtu të takohet të premten me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.
Zëvendësministri i energjisë, Roman Andarak, tha në Kopenhagë se Zelensky pritet të diskutojë me Fico-n për ndërprerjen graduale të furnizimeve me naftë ruse përmes Ukrainës.
Sllovakia varet shumë nga furnizimet me naftë nga Rusia përmes tubacionit Druzhba, infrastruktura e të cilit është sulmuar nga dronët ukrainas, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të furnizimit që kanë zemëruar Bratislavën.
Fico u takua me Putin-in të martën në Pekin dhe tha se Bratislava dëshiron t’i normalizojë marrëdhëniet me Moskën.
Ukraina u ka bërë thirrje vendeve të tjera të mos blejnë më naftë ruse, për t’ia mohuar Moskës fitimin e parave për luftën e saj.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha udhëheqësve europianë të enjten se ata duhet të mos blejnë më naftë ruse, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të nënshkruajë të p...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndr...
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislok...
Raportohet për 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë Agj...
Një punonjës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së (DOS) u...
Robert F Kennedy Jr mbrojti udhëheqjen e tij të agjencive ...
Autoritetet hungareze e kanë nisur një hetim lidhur me zhd...
Oficerët e policisë hynë në një apartament në Neos Kosmos,...
Njëzet e gjashtë vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukra...
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha në një intervistë me ...
Zyra e prokurorit publik të Lisbonës ka njoftuar se janë i...
Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump organizoi sot një ta...
Gjermania po udhëheq një stërvitje të madhe ushtarake, “Qu...
Rusia do të përdorë Donbasin për të pushtuar më tej Ukrain...
Papa Leoni i XIV ka zhvilluar ditën e sotme një audiencë m...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i...
Partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvi...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Europa është...
Qindra trupa të pajetë janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...