web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rubio: Hamasi ra dakord për kuadrin e lirimit të pengjeve, të ndodhë sa më shpejt

5 Tetor 2025, 16:43, Kosova & Bota CNA

Rubio: Hamasi ra dakord për kuadrin e lirimit të pengjeve, të

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Hamasi ka rënë dakord me kuadrin e presidentit për lirimin e pengjeve.

Duke folur për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Rubio tha se në thelb, ka një dakordësi, edhe pse janë njerëz që nuk u besohet 100%. 

“Nuk po ju them këtu se këta janë njerëz që u besoj 100% dhe as nuk duhet t’u besojmë. Por ata kanë thënë në thelb se pajtohen me propozimin e tij dhe kuadrin për lirimin e pengjeve. Ky është një arritje e madhe. Ata gjithashtu kanë rënë dakord, në parim, në përgjithësi, të hyjnë në këtë ide rreth asaj që do të ndodhë më pas, teknokratët palestinezë, etj. Do ta dimë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz apo jo nga mënyra se si shkojnë këto bisedime teknike në aspektin e logjistikës së një lirimi të mundshëm të pengjeve”,-u shpreh Rubio.

Rubio dekalaroi se puna për të përcaktuar detajet është tashmë duke u zhvilluar.

Ai tha se SHBA-të presin që lirimi i pengjeve të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Prioriteti numër një, ai për të cilin mendojmë se mund të arrijmë diçka shumë shpejt, është lirimi i të gjithë pengjeve në këmbim të kthimit të Izraelit në atë vijë të verdhë, e cila është praktikisht aty ku ata ndodheshin në mes të muajit të kaluar, ose të gushtit. Dhe ky është ai në të cilin jemi përqendruar”,-shpjegoi Rubio./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga