"Hamasi duhet të veprojë shpejt"/ Trump: E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vlerëson faktin që...

Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare katër vjet pasi është larguar nga pushteti.
Por, ai tani përballet me negociata të vështira për të formuar shumicën qeverisëse.
Këto zgjedhje janë vëzhguar nga afër nga aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të ndikimit që mund të kenë në politikat për Ukrainën.
Pas 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Babishi, miliarderi në krye të partisë ANO (PO) është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk e ka shumicën e ulëseve në Parlament, çka nënkupton se do t’i duhet të gjejë partnerë koalicioni.
Shumë analistë sugjerojnë se në qeverisje mund të përfshihet e djathta ekstreme, SPD, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
“Nëse qeveria do të varet nga pozicioni apo mbështetja e SPD-së, atëherë situata do të jetë e komplikuar”, ka thënë Jan Machacek, këshilltar për çështje të jashtme i presidentit çek, Peter Pavel, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Machacek ka thënë se kjo do të ishte “situatë shumë e rrezikshme për politikën e jashtme, sepse SPD-ja është ekstremiste, shumë kundër Ukrainës dhe BE-së, dhe parti proruse”.
Babishi ka përdorur retorikë euroskeptike dhe ka sugjeruar se do t’i japë fund iniciativës çeke për të blerë municione për Ukrainën.
Megjithatë, 71-vjeçari e ka hedhur poshtë idenë e largimit nga BE-ja dhe NATO-ja.
Komentatori politik çek, Jiri Pehe, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “do të jetë shumë e vështirë për Andrej Babishin që të krijojë koalicion stabil”, të bazuar në SPD-në apo Motoristët, grup i vogël opozitar, që ka hyrë në Parlament për herë të parë.
Partitë tjera, përfshirë pjesëtarë të qeverisjes aktuale, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Babishin.
Babishi ka shprehur shpesh mbështetje për kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili i ka bllokuar disa vendime të BE-së për të sanksionuar Rusinë apo për të mbështetur Ukrainën.
Por, Pehe ka thënë se Babishi, me interesa të mëdha biznesore në Evropën Perëndimore, ka treguar gjatë mandatit të parë si kryeministër se ka qenë pragmatik.
“Nuk besoj se Babishi do të shkojë aq larg sa Orbani apo kryeministri sllovak, Robert Fico, sepse Republika Çeke nuk varet më nga nafta dhe gazi rus”, ka thënë ai.
Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, më 2022, Praga e ka ndalur importin e naftës prej Moskës dhe e ka zvogëluar sasinë e gazit që pranon.
Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të importojnë sasi të mëdha të të dyja lëndëve./REL
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vlerëson faktin që...
Ditën e sotme është hapur rruga ndërkufitare që lidh fshat...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar nda...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën s...
Të paktën katër parlamentarë italianë që udhëtonin si pjes...
Shitjet e automjeteve elektrike (EV) në Mbretërinë e Bashk...
Më 3 tetor, pak para mesnatës, Industria e Naftës e Serbis...
Fluturimet kanë rinisur sot në aeroportin e Mynihut të Gje...
Një dron rus ka goditur sot një tren udhëtarësh, duke shka...
Shtetasit e Çekisë votojnë sot në ditën e dytë dhe të fund...
Sanae Takaichi mundi sot në garë ministrin e Bujqësisë Shi...
Aeroporti i Mynihut në Gjermani ka ndaluar fluturimet për ...
Punëtorët në Itali janë bashkuar një greve të përgjithshme...
Hamasi ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet e mbetur...
Hamasi ka mirëpritur përpjekjet e Presidentit të SHBA-së D...
Bota italiane e kinemasë vajton ndarjen nga jeta të aktori...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha sot se ur...
Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrj...
Trupi i një burri 29-vjeçar u gjet i varur në një tabelë t...
Më 3 tetor Gjermania feston ribashkimin e Lindjes dhe Perë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...