Gjeorgji/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në pallatin presidencial
Policia e Gjeorgjisë ka përdorur të shtunën sprej piperi d...

Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve të punës, shqetësimi tjetër vjen nga Lufthansa. Siç njoftoi menaxhmenti më 29 shtator, rreth 4,000 vende pune janë planifikuar të shkurtohen deri në vitin 2030.
Sipas kompanisë, fokusi i shkurtimeve të vendeve të punës do të jetë në administratë dhe jo në "punën operative". Proceset administrative duhet të digjitalizohen, automatizohen dhe unifikohen. Me këtë u specifikuan dhe konfirmuan shqetësimet e shfaqura në publik pas spekulimeve për shkurtime në shoqërinë ajrore gjermane më e madhja në Europë.
Për më tepër, do të formulohen objektiva financiare më ambicioze afatmesme - prandaj planifikohen fitime më të larta. Lufthansa, e cila ka 103,000 punonjës, dëshiron të arrijë një fitim operativ prej tetë deri në dhjetë përqind të të ardhurave në të ardhmen. Deri më tani, vlera e synuar ishte tetë përqind.
Për vitin aktual, menaxhmenti është optimist: fitimi operativ duhet, siç është planifikuar, të tejkalojë ndjeshëm shumën e vitit të kaluar prej 1.6 miliardë eurosh.

Për të arritur rritjen e planifikuar të të ardhurave, linjat ajrore të ndryshme që janë pjesë e koncernit duhet të unifikohen dhe të menaxhohen më fort në mënyrë të centralizuar. Përveç markës qendrore Lufthansa, e cila ka disa vështirësi, kompania përfshin edhe Swiss, Austrian, Brussels Airlines, e Lufthansa është gjithashtu aksioner i vogël edhe i kompanisë italiane Ita.
Dega me kosto të ulët e Lufthansës, Eurowings, do të forcohet gjithashtu, si dhe departamentet e saj të logjistikës dhe shërbimit dhe mirëmbajtjes së avionëve. Plani përfshin edhe aktivitet të shtuar në fushën e forcave ajrore, domethënë në mbrojtje.
Qëllimi i të gjitha masave është të pozicionohet më mirë koncerni për të ardhmen dhe të sigurohen fitime të mira për aksionerët edhe në të ardhmen: ata ende mund të mbështeten në dividentë në shumën prej 20 deri në 40 përqind të fitimit të koncernit.
Megjithatë, menaxhmenti duhet së pari të merret me grevën e afërt të pilotëve. Referendumi i sindikatës së pilotëve Vereinigung Cockpit (VC) përfundon të martën.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të tij në kompaninë mëmë Lufthansa dhe degën e ngarkesave Lufthansa Cargo të vendosin për grevë. Pika e mosmarrëveshjes janë pensionet. Lufthansa i hodhi poshtë kërkesat si të parealizueshme për shkak të kostove.

Në fund të javës së kaluar, furnizuesi më i madh në botë i pjesëve të automjeteve, Bosch, nga Gerlingen pranë Shtutgartit, njoftoi se planifikon të shkurtojë rreth 13,000 vende pune në fabrikat e tij në Gjermani, më shumë se sa ishte njoftuar më parë. Së bashku me shkurtimet e njoftuara më parë, deri në fund të vitit 2030, do të shkurtohen rreth 22,000 vende.
Në muajt e fundit, kompania ka sinjalizuar vazhdimisht se ka teprica të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht në segmentet që lidhen me prodhimin e pjesëve për makina me motorë me djegie të brendshme.
Ndërsa industria e automobilave kalon më shpejt në automjete elektrike, kërkesa për lloje të caktuara të pjesëve dhe teknologjisë po bie. Rezultati është se në disa segmente prodhimi nevoja për punëtorë po zvogëlohet, ndërsa në të njëjtën kohë kërkesa për ekspertë në fushën e sistemeve të baterive, zgjidhjeve softuerike dhe efikasitetit të energjisë po rritet.
Bosch punëson më shumë se 400,000 njerëz në të gjithë botën, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve është në Gjermani. Janë fabrikat gjermane, veçanërisht ato që lidhen me prodhimin e motorëve dhe komponentëve klasikë të automobilave, ato që do të preken më shumë nga shkurtimet.
Kompania thekson se qëllimi është të shmangen shkarkimet masive nga puna dhe se preferohen pensionet e parakohshme, rikualifikimi dhe transferimet e brendshme të punonjësve. Pavarësisht kësaj, punëtorët dhe sindikatat po shprehin shqetësim për pasigurinë e mundshme në punë dhe pasojat afatgjata./DW
Policia e Gjeorgjisë ka përdorur të shtunën sprej piperi d...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, me anë të një postimi...
Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthi...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vlerëson faktin që...
Ditën e sotme është hapur rruga ndërkufitare që lidh fshat...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar nda...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën s...
Të paktën katër parlamentarë italianë që udhëtonin si pjes...
Shitjet e automjeteve elektrike (EV) në Mbretërinë e Bashk...
Më 3 tetor, pak para mesnatës, Industria e Naftës e Serbis...
Fluturimet kanë rinisur sot në aeroportin e Mynihut të Gje...
Një dron rus ka goditur sot një tren udhëtarësh, duke shka...
Shtetasit e Çekisë votojnë sot në ditën e dytë dhe të fund...
Sanae Takaichi mundi sot në garë ministrin e Bujqësisë Shi...
Aeroporti i Mynihut në Gjermani ka ndaluar fluturimet për ...
Punëtorët në Itali janë bashkuar një greve të përgjithshme...
Hamasi ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet e mbetur...
Hamasi ka mirëpritur përpjekjet e Presidentit të SHBA-së D...
Bota italiane e kinemasë vajton ndarjen nga jeta të aktori...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha sot se ur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...