
Goditja me raketa e një spitali në Qytetin e Gazës rrezikon të minojë përpjekjet aktuale diplomatike. Palestinezët militantë dhe Izraeli bënë përgjegjës njëri-tjetrin për goditjen me raketa, ndaj spitalit, me disa qindra të vdekur e shumë të plagosur. Ky ishte spitali i vetëm i krishterë në Rripin e Gazës, Al-Ahli Arab. Autoriteti shëndetësor në Rripin e Gazës i kontrolluar nga Hamasi militant islamist fajësoi ushtrinë izraelite për goditjen. Izraeli e hodhi poshtë këtë fajësim. Kreu i qeverisë izraelite, Benjamin Netanjahu deklaroi, se "e gjithë bota duhet ta dijë, se ishin terroristët barbarë në Gaza që goditën spitalin në Gaza." Nuk ishte ushtria izraelite, theksoi Netanjahu. "Ata që vranë brutalisht fëmijët tanë, vrasin edhe fëmijët e tyre."
"Spitali është goditur nga një raketë e devijuar e organizatës terroriste Xhihadi Islamik", bëri të ditur ushtria izraelite natën e së mërkurës. Izraeli ka pohuar, se do të bëjë publike provat. Më parë thuhej, se të dhënat të "orientojnë" tek përgjegjësia e organizatës terroriste, Xhihadi Islamik. Pas një verifikimi shtesë të sistemeve operative dhe të shërbimit sekret izraelit u tha "se ushtria izraelite nuk e ka goditur spitalin në Gaza". Zëdhënësi i ushtrisë, Danial Hagari bëri të ditur, se do të jepen prova për këtë publikisht. Pamje të dronëve ushtarakë tregojnë "një lloj objektivi në vendparkim", sipas Hagarit. Ushtria ka përgjuar një bisedë të grupit terrorist palestinez, Xhihadi Islamik, në të cilin luftëtarët e pranojnë gabimin në goditje. Ushtria do të publikojë një regjistrim të bisedës. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se numri i viktimave arriti shifrën e 500 vetëve. Të dhënat nuk mund të provohen në mënyrë të pavarur.
Goditje për përpjekjet diplomatike
Sulmi me raketë ndaj një spitali ka shkaktuar reagime të tronditura në të gjithë botën. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pavarvsisht variantit të paraqitur nga Izraeli u shpreh i tronditur në X, ish-platforme twitter. "Zemra ime është tek familjet e viktimave. Spitalet dhe personeli mjekësor ndodhen nën mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare."
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e dënoi sulmin. "Ne kërkojmë mbrojtjen e menjëhershme të civiliëve dhe kujdesit shëndetësor si edhe tërheqjen e rregullit të evakuimit", bëri të ditur Ghebreyesus në platformën X, ish-twitter.
Sulmi minon përpjekjet ndërkombëtare diplomatike aktualisht. Jordania anuloi një takim të planifikuar për sot (18.10.) mes Mbretit Abdullah i II dhe presidentit amerikan, Joe Biden. Joe Biden viziton sot Izraelin. Takimi, në të cilin do të merrte pjesë edhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fata-al Sisi do të zhvillohet atëherë, kur të ketë një ujdi për të ndalur luftën dhe "këtë masakër", tha ministri i Jashtëm jordanez, Aiman al-Safadi për televizionin jordanez, Al-Mamlaka.
Ndërkohë kancelari gjerman, Olaf Scholz pas vizitës solidarizuese në Izrael, qëndron të mërkurën në Egjipt për t'u takuar me presidentin, Abdel Fatah al-Sisi. Në Tel Aviv, Scholz tha se do të bisedojë me të për gjendjen humanitare të popullsisë civile në Rripin e Gazës, por edhe për mënyrat si të lirohen 200 pengjet e Hamasit, mes të cilëve ndodhen edhe disa gjermanë. Egjipti është vendi i vetëm që kufizohet me Rripin e Gazës.
Shtetet arabe bëjnë përgjegjës Izraelin për sulmin
Shtetet arabe bënë përgjegjës Izraelin për sulmin ndaj spitalit. Presidenti palestinez, Mahmud Abas shpalli tre ditë zie. Në mjaft vende myslimane ka pasur protesta pas goditjes së spitalit në Gaza. Arabia Saudite e dënoi atë sulmin ndaj spitalit si "krim të shëmtuar" ashpërsisht si edhe "sulmet e vazhdueshme". Liga Arabe kërkoi nga perëndimi të ndalë luftën./DW
Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë ...
Qindra palestinezë dyshohet kanë humbur jetën pas një shpë...
Në Bruksel sërish pati një atentat terrorist ndaj dy s...
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e kon...
Presidenti amerikan, Joe Biden, viziton të mërkurën Iz...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, k...
Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas ka dekla...
Kancelarit gjerman, Olaf Scholz ka përjetuar tmerrin e luf...
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin të mar...
Një sulm ajror në Gaza mbi spitalin ku strehoheshin dhe ku...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një sulm i ...
Një spital është bombarduar këtë të martë në Gaza, teksa v...
Gazetarja palestineze Reem Al Omari, thotë në një intervis...
Një i ri që jetonte dhe punonte në Izrael, i rikthyer pak ...
Të paktën 3 mijë njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që ng...
Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje njeriun që vrau d...
Avokati i Mahsha Amini , gruas së re që vdiq në shtato...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është takuar m...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka falenderuar presid...
Autoritetet finlandeze kanë bërë me dije se duan të ve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...